loading

POLITIKA E PRIVATËSISË DHE BISKOTAT.

Përmbajtja

 

  1. Lloji i të dhënave që do të përpunohen / Lidhje me faqe të tjera interneti
  2. Informacion mbi përpunimin e të dhënave personale
  3. Përdorimi i biskotave
  4. Sinjalet e uebit dhe piksela
  5. Gjurmimi dhe Analiza
  6. Ri-shënjestrimi
  7. Biskotat që përdorim ne
  8. Aktivizimi dhe çaktivizimi i biskotave dhe teknologjive të ngjashme
  9. Ndërveprimi me Rrjetet Sociale
  10. Të drejtat tuaja
  11. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
  12. Për të na kontaktuar ne

 

Kjo faqe interneti menaxhohet nga ne, Partneri juaj Opel i përzgjedhur. Hostimi i kësaj faqeje interneti kryhet nga ofruesi ynë i shërbimit IT CDM Estrategiai Tanacsado Kft (Carussel), Gogol U 13,1133 Budapest, Hungari

 

Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë politikë përpara se të përdorni këtë faqe interneti sepse në të shpjegohet se si ne përpunojmë të dhënat personale dhe se si i përdorim biskotat. Duke përdorur këtë faqe interneti ju tregoni se e pranoni këtë politikë.

 

1.       Lloji i të dhënave që do të përpunohen / Lidhje me faqe të tjera interneti

 

Ne i kushtojmë rëndësi privatësisë tuaj. Përmes kësaj faqeje interneti ne mbledhim dhe përpunojmë lloje të ndryshme të dhënash personale.  Këtu përfshihen:

 

  • Informacioni që ju na jepni kur regjistroheni, kërkoni apo përdorni shërbimet dhe faqen tonë të internetit, të tilla si emri, adresa, adresa e email-it, si edhe imazhet që ngarkohen nga ju si përdorues.
  • Informacioni që na duhet kur ju raportoni një problem me faqen tonë të internetit.
  • Informacioni i mbledhur me biskotat.

 

Për detaje të mëtejshme, shikoni seksionin 2.

 

Kjo faqe interneti mund të përmbajë edhe lidhje për në faqe të tjera tonat, të Partnerit tuaj Opel, apo faqe interneti të Opel, ofiçinave të autorizuara, kompanive të tjera të lidhura ose faqeve të internetit të rrjeteve sociale. Kur klikoni në një lidhje të tillë të një faqeje interneti tjetër të Opel apo të një pale të tretë, ju lutemi të vini re që këto faqe interneti kanë politikat e tyre të privatësisë së të dhënave. Ju lutemi të kontrolloni politikat e tyre të privatësisë kur përdorni këto faqe interneti.

 

Kjo faqe interneti mund të përmbajë iFrames me përmbajtje nga faqe interneti të tjera Opel apo nga faqe interneti të palëve të treta. Ne, Partneri juaj Opel, nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjet e palëve të treta të paraqitura në iFrames. Informacioni në fjalë i paraqitur është përgjegjësi vetëm e zotëruesve të atyre faqeve të internetit. Ne nuk kemi kontroll apo përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të pavarura të internetit dhe ua paraqet këtë përmbajtje nga burime të jashtme vizitorëve të tij për lehtësinë e tyre. Si rrjedhim, kur vizitoni një faqe që përmban përmbajtje të tillë, mund t’ju paraqiten biskota nga këto faqe interneti të palëve të treta. Ne nuk e kontrollojmë shpërndarjen e këtyre biskotave. Ju lutemi të kontrolloni politikën e privatësisë të palës së tretë për më tepër informacion.

Ju informojmë se ne nuk mund të pranojë mbajtjen e përgjegjësisë për faqet e internetit të palëve të treta.

 

2.       Informacion mbi përpunimin e të dhënave personale

 

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen për të administruar dhe përmbushur kërkesën tuaj nga ne si kontrollues si më poshtë:

Përpunimi i të dhënave bazohet në Nenin 6 (1) (a) të Legjislacionit të Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme (GDPR) në rast se jepni miratimin tuaj respektiv dhe/ose në Nenin 6 (1) (b) të GDPR-së në rast të një kërkese përmes internetit. 

Ne si kontrolluesi përpunojmë të dhënat tuaja si më poshtë:

 

Të dhënatë dhënat e detyrueshme *

Qëllimi(et)

1. Detajet e identifikimit dhe kontaktit
(Emër*, adresë email-i, numër telefoni*, adresë postare (* nëse ka))

Kontaktimi dhe përmbushja e kërkesës,

 

2. Detajet e modelit që kërkohet*

Përmbushja e kërkesës

3. Partneri i Opel-it i përzgjedhur*

Përmbushja e kërkesës

4. Interesi i dhënies me hua/financimit (*nëse ka)

Përmbushja e kërkesës

5. Detajet e automjetit*, VIN*, Data e regjistrimit të parë, Numri i regjistrimit/ targa, leximi i odometrit, data/ora e dorëzimit të mjetit, data/ora e marrjes së mjetit, lloji i shërbimit*, makina e ofruar në dispozicion

Përmbushja e kërkesës së shërbimit

6. Lloji i kërkesës

Përmbushja e kërkesës së kontaktit

 

Elementet e të dhënave të shënuara me * të listuara më sipër në seksionin 1-4 janë të detyrueshme dhe të nevojshme për të përmbushur kërkesën tuaj. Si rrjedhim jeni të detyruar të jepni të dhëna. Në rast se nuk jepni të dhëna, nuk mund të përmbushim kërkesën tuaj.

Bazuar në sjelljen tuaj duke lunsdruar në faqen tonë të internetit, një dritare kërcyese mund të shfaqet duke ju ofruar një xhiro provë, ose një kupon për modelin që ju kërkoni. Lutemi të shikoni Seksionin 7 për informacion të detajuar në lidhje me biskotat.

Të dhënat e listuara më sipër do të ruhen për tre vjet pas përfundimit të kësaj marrëdhinieje kontraktuale.

 

Marrësit

Ne i ndajmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e listuara më poshtë me marrësit e mëposhtëm:

Të dhëna

Qëllimi(et)

Marrësi(t)

Detajet e identifikimit dhe kontaktit
(Emër*, adresë email*, numër telefoni, adresë postare (*nëse ka)), Detajet e modelit që kërkohet*, Partneri i Opel-it i përzgjedhur*, Interesi i dhënies me hua/financimit (*nëse ka) Detajet e automjetit*, VIN*, Data e regjistrimit të parë, Numri i regjistrimit/ targa, leximi i odometrit, data/ora e dorëzimit të mjetit, data/ora e marrjes së mjetit, lloji i shërbimit*, makina e ofruar në dispozicion, Lloji i kërkesës

Përmbushja e kërkesës

Ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me përpunuesit respektiv të angazhuar për të kryer administrimin e qëllimeve të përmendura.

Në veçanti, ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me ofruesit e mëposhtëm të shërbimeve:

CDM Estrategiai Tanacsado Kft (Carussel)

Gogol U 13,1133 Budapest

Hungari

 

Ne gjithashtu i ndajmë të dhënat tuiaja personale me Opel Southeast Europe LLC dhe me

 

Opel Automobile GmbH

Bahnhofsplatz

65423 Rüsselsheim am Main

Gjermani

 

Opel Southeast Europe LLC dhe Opel Automobile GmbH  ndajmë të dhënat tuaja personale meofruesin respektiv të shërbimit IT (GM Holdings LLC, Miçigan, SHBA) i cili ndodhet jashtë Zonës Ekonomike Europiane (EEA) dhe si rrjedhim në një vend pa nivelin e përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave. Nuk ka një vendim të prerë të Komisionit Europian mbi nivelin e përshtatshëm, por zbatohen masat e duhura mbrojtëse, të cilat në këtë rast janë Klauzolat respektive standarde kontraktuale të BE-së (EU SCC). Për të marr një kopje mund të dërgoj një email te privacyrights@opel.com.

 

 

 

3.       Përdorimi i biskotave

 

Kjo faqe interneti, dërgimi i mesazheve me email, reklamat dhe aplikacionet interaktive përdorin “biskota” për të optimizuar shërbimet tona.

 

  • Çfarë është një “biskotë”?

 

Një “biskotë” është një skedar i vogël, zakonisht i përbërë nga germa dhe numra që ne e dërgojmë te skedari biskotë i shfletuesit (browser) në hard diskun e kompjuterit tuaj përmes serverit tonë të internetit. Qëllimi kryesor i një biskote është të lejojë serverin tonë të internetit t’i paraqesë përdoruesit faqe interneti të personalizuara që e bëjnë përvojën kur vizitohet faqja e internetit të Opel-it më personale dhe të plotësojë më mirë nevojat individuale të përdoruesit.

 

Disa biskota që ne përdorim janë të rëndësishme për funksionimin e kësaj faqeje interneti dhe aktivizohen në mënyrë automatike kur vizitohen nga përdoruesit.  Disa biskota na lejojnë ne t’i ofrojmë përdoruesit shërbime dhe funksione që përshtaten më mirë me nevojat e tyre dhe për t’i përshtur shërbimet tona me ta për t’iu siguruar një funksionim sa më të lehtë dhe të shpejtë të faqes së internetit.  

 

  • Çfarë lloj biskotash përdor kjo faqe interneti?

 

NOSHI sh.p.k mund të përdorë dy lloj biskotash në këtë faqe interneti:

 

Biskotat kategorizohen si më poshtë:

  • Biskota thelbësore,
  • Biskotat e përhershme

 

Biskotat thelbësore i mundësojnë përdoruesit tanë të lundrojn në faqen e internetit dhe të përdorin veçoritë. Pa këto Biskota, shërbimet e kërkuara nuk mund të ofrohen, të tilla si Konfiguruesi i Makinës apo Formularët e Kërkesave.

Ne përdorim «Biskota thelbësore» për të:

  • Siguruar që faqja e internetit dhe funksionet të ekzekutohen në mënyrë të saktë, dhe
  • T’ju lejojë juve të ruani përzgjedhjen tuaj në Konfiguruesin e Makinës, dhe
  • Të planifikoni itinerarin tuaj për te konçesionari më i afërt në Piketuesin e Konçesionarit.

 

Të ashtuquajturat «Biskotat e përhershme» ruhen në kompjuterin apo pajisjen e përdoruesit ndërmjet seancave të shfeletimit (browser). Ato përdoren për të ruajtur cilësimet apo preferencat dhe për të përmirësuar përdorimin e faqes së internetit në vizitën e ardhshme.  Disa prej këtyre biskotave ofrohen nga palë të treta të autorizuara.

Ne përdorim «Biskota të përhershme»:

  • Për t’i ofruar oferta që mendojmë se mund të jenë me interes për disa nga përdoruesit tanë,
  • Për t’i ofruar partnerëve tanë mediatik dhe reklamues informacion në lidhje me vizitën tënde, në mënyrë që të ofrojnë reklama të përshtatshme;
  • Për të ndarë informacion me partnerët që ofrojnë shërbime në faqen tonë të internetit. Informacioni ndahet vetëm për të ofruar një shërbim apo funksion (p.sh. funksioni i përzgjedhjes së ngjyrës te konfiguruesi i makinës) dhe nuk përdoret për qëllime të tjera.

Disa «Biskotat e përhershme» ofrohen nga palë të treta të autorizuara, por ne nuk lejojmë që biskotat të përdoren për qëllime të tjera të ndryshme nga të lartëpërmendurat.

 

4.       Sinjalet e uebit dhe piksela

 

Kjo faqe interneti përmban sinjale uebi (të quajtur ndryshe: (“etiketa piksel”). Një sinjal uebi shpeshherë është një imazh grafik transparent, zakonisht jo më i madh se 1 piksel me 1 piksel që vendoset në një faqe interneti apo në një email që përdoret për të monitoruar sjelljen në internet të përdoruesit që përdor faqen e internetit apo që dërgon email-in. Sinjalet e uebit përdoren nga teknologji palë të treta për të monitoruar aktivitetin e përdoruesve në faqen tonë të internetit. Ato bëjnë të mundur gjurmimin se cili kompjuter ka patur qasje në një faqe të caktuar interneti, kur dhe prej nga ku (në nivel shteti/qyteti).

 

5.       Gjurmimi dhe Analiza

 

Ne, për një optimizim të vazhdueshëm të komunikimit të tij për marketingun, përdorim softuerin analitik Adobe Analytics të Adobe Inc. dhe Google Analytics të Google LLC. Kjo mundëson gjurmimin e sjelljes në internet lidhur me orën, vendndodhjen gjeografike dhe përdorimin e kësaj faqeje interneti. Ky informacion mblidhet përmes pikselave gjurmuese dhe/ose biskotave. Informacioni i përftuar përmes pikselave gjurmuese dhe/ose biskotave është anonim dhe nuk do të lidhet me të dhënat personale. I gjithë informacioni që nevojitet për këtë analizë ruhet në serverate Adobe Systems Incorporated në Londër, Mbretëri e Bashkuar.  Google e përpunon informacionin personal në serverat e tij në shumë vende në mbarë botën. Informacioni personal mund të përpunohet në një server të ndodhur jashtë vendit ku jeton përdoruesi. Ne nuk e ndajmë këtë informacion me ndonjë palë të tretë për përdorim të pavarur.  Nëse nuk jeni dakord me analizën, mund ta kundërshtoni këtu:

 

6.       Ri-shënjestrimi

 

Duke përdorur biskota për ri-shënjestrim, jemi në gjendje t’i bërë ofertat më interesante për përdoruesit tanë. Biskotat e ri-shënjestrimit ruhen në kompjuterin apo në pajisjen e përdoruesit të internetit gjatë seancave të shfletimit (browser).  Ato aktivizojnë reklamimin e produkteve të Opel-it në faqet e interentit të partnerit apo të rrjeteve sociale për përdorues që kanë qenë të interesuar për produktet e Opel-it. 

 

Futja e këtyre reklamave është krejtësisht anonim dhe bazohet në një teknologji biskotash. Nuk ruhen të dhëna personale (të tilla si adresa IP apo të ngjashme me të) dhe as nuk do të kombinohet profili i përdoruesit me të dhënat personale.

Për më tepër, asnjë e dhëna e lidhur me përdoruesin rreth teje nuk do të komunikohette ndonjë faqe interneti e partnerit apo e rrjeteve sociale. Gjithashtu reklamimi është krejtësisht anonim.

 

7.       Biskotat që përdorim ne

 

Në këtë seksion ne do t’ju informojmë rreth biskotave të përdorura në faqen tonë të internetit. Nëse nuk jeni dakord me cilësimin e biskotave individuale, mund të çaktivizoni biskotën respektive duke klikuar emrin e saj. Nëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejta për çaktivizimin e disa biskotave, mund të kufizoni përdorimin e biskotave në cilësimet e shfletuesit tuaj, shikoni pikën 8.

Biskota

Të dhëna të mbledhura përmes Biskotave

Qëllimi(et)

Koha e ruajtjes

1.Facebook

 

 2.Google AdWords

 

3.Doubleclick

4.Google Analytics

1. listat e ritregëtimit

 

2.listat e ritregëtimit

 

3.listat e ritregëtimit

4.veprimet e përdoruesit në faqen e internetit

Këto biskota që gjurmojnë reklamat në internet do tju tregojnë reklama të përshtateshme në internet bazuar në atë çfarë keni parë dhe klikuar, si dhe faqe të faqes sonë në internet që keni vizituar

 

listat e ritregëtimit: 30 ditë (e paracaktuar)

 

 veprimet e përdoruesit në faqen e internetit: 26 muaj (e paracaktuar)

 

Adobe Analytics

 


veprimet e përdoruesit në faqen e internetit


Kjo biskotë përdoret për të regjistruar numrin e vizitorëve në faqen tonë të internetit dhe për të matur se si përdoret faqja e internetit

 

 2 vjet 

 

IgnitionOne (Email: privacy@ignitionone.com)

 

 

Të dhëna personale si emri, numri i telefonit, adresa e email-it


Këto biskota përdoren për të ekzaminuar përdorimin e faqes tonë të internet për të shfaqur programe për ofrimin e kuponave për disa karakteristika përdorimi.

 

 

nuk ruan të dhëna personale

    

Biskotat e vetë DWT:

 

- DWT_currency

 

 - cms_carussel dwt_SITEID

 

 - parking_car_SITEID

 

 - last_uploaded_img_path

 

 

 

 - Valuta e përzgjedhur

 

- Lejimi i biskotës

 

- Numri VIN (i shasisë) i makinës së parkuar


- Rruga e imazhit të fundit të ngarkuar


Këto biskota ndihmojnë për të ruajtur përzgjedhjet e përdoruesit:

- Për të ruajtur valutën e përzgjedhur.

 
- Nëse përdoruesi ka shtypur butonin lejo te biskotat.


- Për të ruajtur makinat e përzgjedhura për funksionin e makinave të parkuara.

- Rruga e skedarit të fundit të ngarkuar

 

 

 

 

 - 1 muaj

 

 - 6 muaj

 

 - 1 muaj

 

 - 6 muaj

 

8.       Aktivizimi dhe çaktivizimi i biskotave dhe teknologjive të ngjashme

 

Menuja e “Ndihmës” në shiritin e menusë së shfletuesit të internetit në kompjuterin tuaj i thotë përdoruesve:

  • si të parandalojnë pranimin e biskotave të reja në shfletues;
  • si ta konfigurojnë shfletuesin për t’i njoftuar ata kur marrin një biskotë të re;
  • si të çaktivizohen krejtësisht Biskotat.

Nëse Biskotat janë të çaktivizuara atëherë pjesa më e madhe e përmbajtjes në faqen e internetit të partnerit të Opelgjithashtu do të çaktivizohet p.sh. konfiguruesi i automjetit dhe ofertat të përshtatshme për përdoruesin mund të mos shfaqen si duhet. Për të parandaluar këtë ne rekomandojmë që Biskotat të aktivizohen. 

Ka shumë publikime në internet mbi biskotat nëse doni të lexoni më shumë. Për shembull shikoni: http://www.allaboutcookies.org

 

9.       Ndërveprimi me Rrjetet Sociale

 

Lidhje te Rrjetet Sociale / Programe shtojca të Rrjeteve Sociale

 

Faqja jonë e internetit përfshin lidhje te rrjetet sociale.

Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale ndërkohë që vizitoni faqen tonë të internetit ne nuk përdorim programe shtojcë të rrjeteve sociale. Në vend të tyre ne përdorim lidhje HTML të inkorporuar në faqen tonë, duke mundësuar ndarjen me lehtësi në platformat e rrjeteve sociale. Inkorporimi i lidhjeve parandalon një lidhje të drejtëpërdrejtë me serverat e ndryshëm të rrjeteve sociale kur hapni një faqe nga faqja jonë e internetit. Kur klikoni një nga butonat, hapet nj faqe shfletuesi që e drejton përdoruesin te faqja e internetit e ofruesit respektiv të shërbimit në të cilën (pas je identifikuar) për shembull, mund të përdoret butoni «Like» ose «Ndaj».

 

Për më tepër informacion mbi qëllimin dhe synimin e përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave personale nga ofruesi dhe faqet e tyre të internetit, si dhe të drejtat tuaja dhe cilësimet e mundshme për të mbrojtur privatësinë tuaj, ju lutemi referojuni informacionit të mbrojtjes së të dhënave të ofruesit respektiv të shërbimeve.

 

Facebook:   http://www.facebook.com/policy.php

Twitter:        https://twitter.com/privacy

Instagram: https://help.instagram.com/155833707900388

YouTube:     https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/

LinkedIn:     https://www.linkedin.com/legal/impressum

 

10.    Të drejtat tuaja

 

Si subjekti i të dhënave, keni të drejtë të aksesoni, të drejtën të korrigjoni, të drejtën të fshini (të drejtën të harroheni), të drejtën e kufizimit të përpunimit, të drejtën e transferimit të të dhënave, të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale, i cili bazohet në Nenin 6 (1) e) ose f) Legjislacioni për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme (GDPR) ose ku të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllime për marketing të drejtpërdrejtë, në përputhje me ligjin përkatës të zbatueshëm.

Ju lutemi, vini re që të drejtat tuaja të sipërpërmendura kufizohen nga ligji dhe duhet të përmbushen nga ne mundësisht brenda disa rrethanave të caktuara.

Me kërkesën tuaj ne mund të përditësojmë të dhënat tuaja personale në çdo moment si kontrolluesi përgjegjës, (p.sh. ndryshimi i adresës tuaj).

Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja të sipërpërmendura, ju lutemi me postë Opel Southeast Europe LLC, Representative Offic Belgrade Bulevar Mihajla Pupina 165g, Belgrade Serbia dhe e-mail: privacyrights@opel.com or write to us at: insert your address and name of DPO if you will manage GDPR data requests by post.

Me kërkesën tuaj ne mund të përditësojmë të dhënat tuaja personale në çdo moment si kontrolluesi përgjegjës [apo kontrollorit të përbashkët], (p.sh. ndryshimi i adresës tuaj) [në rast se sistemi e ofron këtë funksion, lutemi të shkruani: ose përditësimi mund të krzyhet nga vetë ju në çdo moment, për aq kohë sa sistemet tona dhe aplikimet e ofrojnë këtë funksionalitet].

 

E drejta për të tërhequr dhënien e pëlqimit

Ju gëzoni të drejtën të tërhiqni pëlqimin që keni dhënë në çdo moment ju lutemi me postë Opel Southeast Europe LLC, Representative Offic Belgrade Bulevar Mihajla Pupina 165g, Belgrade Serbia dhe e-mail: privacyrights@opel.com. Tërheqja e dhënies së pëlqimit nuk ndikon te ligjshmëria e përpunimit të të dhënave bazuar në dhënien e pëlqimit përpara se të tërhiqej.

 

11.    Ndryshimet në Politikën e Privatësisë

 

Të gjitha ndryshimet e ardhshme në Politikën tonë të Privatësisë do të postohen në këtë faqe interneti. Si rrjedhim, duhet ta rishqyrtoni në mënyrë periodike për ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë.

 

12.     Për të na kontaktuar ne

 

Shkruaj të dhënat e identitetit dhe detajet e kontaktit të kontrolluesit dhe, aty ku aplikohet, të përfaqësuesit të kontrollorit, p.sh. XXX Partner i Opel Ltd., rruga XXX, kodi postar XXXX dhe qyteti, shteti, Telefoni: +XX, email: XXXX@XXX.XX, Emri(at) e anëtarit(anëtarëve) të bordit: XXXX)

 

Nëse keni pyetje për profesionistët tanë të privatësisë së të dhënave, ju lutemi dërgoni kërkesën tuaj për të Opel Southeast Europe LLC, Representative Offic Belgrade Bulevar Mihajla Pupina 165g, Belgrade Serbia dhe e-mail: privacyrights@opel.com.

 

Versioni: Maj 2018

 

Shikoni Njoftimin tonë Ligjor për detajet e plota të kompanisë.

Shko në krye