Insistoni që makinën tuaj gjithmonë ta riparoni në një servis të autorizuar të Opel me pjesë origjinale Opel, të cilat janë të mbuluara me një garanci dyvjeçare të fabrikës.
Instalimi i pjesëve me cilësi të ulët nga ana e riparuesit të paautorizuar mund të rrezikojë sigurinë tuaj personale dhe atë të familjes tuaj apo të pasagjerëve që ndodhen me ju.
Pjesët origjinale të Opel-it zgjasin jetën dhe ruajnë vlerën e automjetit tuaj.
Servisi i autorizuar disponon mekanikë të trajnuar dhe me përvojë që mundësojnë diagnostikimin edhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve të mundshme, duke ju kursyer kohë dhe para.
Si një shërbim i autorizuar, ne kemi mjete të posaçme dhe pajisje diagnostike si dhe informacionet e fundit teknike të përshtatura enkas për automjetin tuaj!
Servisi i autorizuar punon në përputhje me standardet dhe procedurat e përcaktuara nga prodhuesi. Pas vlerësimeve të kostove kërkojmë pëlqimin tuaj për riparim.