loading

Opel history

Opel-i është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në Europë.I themeluar nga Adam Opel në vitin 1862, kompania e festoi përvjetorin e saj të 150-të në vitin 2012. Me Amperin, automjetin me motor elektrik, Opel-i krijoi një segment të ri në tregun e automjeteve europiane dhe përforcoi rolin e tij si pioner në zgjidhjet e avancuara në industrinë automobilistike.

 

 

Opel-i po kryen ofensivën më të madhe prodhuese në historinë e tij dhe në vitin 2016 pritet të prezantojë 23 automjete të reja dhe 13 motorë të rinj. Momentalisht, në qendër të vëmendjes është i vogli e moderni ADAM-i, si edhe kabrioleti elegant Cascada.

 

Me seli kryesore në Riselshajm, kompania ka 11 fabrika dhe katër qendra zhvillimore dhe testimi në shtatë vende europiane. Opel-i punëson rreth 37,000 njerëz në Europë, ku gati 20,000 janë në Gjermani (të dhëna nga dhjetori 2012.). Opel-i dhe marka e tij simotër britanike Vauxhall-i janë të pranishme në mbi 50 vende. Në vitin 2012 u shitën mbi një milion makina pasagjerësh dhe automjete të lehta tregtare. 


Nga vendlindja e tij në Riselshajm, marka e Opel-it është përhapur në të gjithë Europën dhe në botë. Ne operojmë në fabrika moderne prodhimi dhe montimi në shumë vende europiane dhe i shesim makinat tona në të gjithë botën. Qendra e Testimit të Opel-it ndodhet në afërsi të selisë kryesore në Riselshajm.



Testet dhe provat në rrugë kanë qenë pjesë kyçe e zhvillimit të automjeteve që në fillimin e projektimit dhe prodhimit të tyre. Qendra e Testimit e Opel-it në Dudenhofen është hapur në vitin 1964 në afërsi të selisë kryesore të Riselshajmit. Ajo është përmirësuar vazhdimisht për të siguruar bazën më të mirë për zhvillimin e automjeteve të sigurta, ekologjike, dinamike dhe të besueshme. Çdo faktor që ndikon në drejtimin e automjetit tuaj testohet në rrugë shumë të larmishme. Pajisjet e avancuara inxhinierike mundësojnë testimin dhe matjen e saktë të faktorëve të ndryshëm, të tillë si qëndrueshmëria, shkarkimi i gazrave, siguria, performanca dhe konsumi.

Opel AlbaniaPistat e testimit janë vendi ku teoria njihet me realitetin – ku ndahen idetë e mira nga të këqijat. Pistat e testmit përfshijnë:

  • Pistë rrethore për të testuar marrjen e kthesave
  • Pistë të shpejtë rrethore prej 4.8 km që mundëson shpjetësi deri më 250 km/h pa ndikimin e forcave anësore
  • Pistë për matjen e komoditetit dhe zhurmës për të kontrolluar zhurmën gjatë rrotullimit të gomave, zhurmën në kabinë dhe komoditetin gjatë drejtimit të mjetit
  • Pista torturuese nxjerr në pah të vërtetën. Aty ka mbi 900 metra gropa dhe gunga, rrugë të pashtruara dhe me kalldrëm.
  • Pistat malore vënë në testim timonin, kambion dhe frenat në një pjerrtësi deri në 30%
  • Pista për testimin e rezistencës ofron disa sipërfaqe të ndryshme, përfshi këtu asfalt edhe kalldrëm, rrugë të valëzuar dhe kthesa të shumta, shto këtu rrugë me zhavorr, baltë, rrugë pylli dhe rrugë të pashtruar, pellgje me ujë të kripur dhe të ëmbël dhe dy rampa për ngarkim
  • Zona e performancës është e përsosur për të vërtetuar dinamikën e automjetit, si edhe për trajnimin e shoferit
  • Pista e manovrimit kalon nëpër 16 kthesa dhe gropa, në pjesë të përpjeta dhe të tatëpjeta

 

Qendra e Testimit mund të rezervohet për të zhvilluar një event që lidhet me makinat. Në opsionet përfshihen trajnim për drejtim aktiv të automjetit, konferenca dhe evenimente të mëdha si shfaqje të produkteve dhe prezantime të produkteve përmes testimit të automjeteve.

 

Kurse për trajnimin e shoferëve


Kënaquni në përmirësimin e aftësive tuaja në drejtimin e makinave nën një udhëheqje profesionale në Qendrën e Testimit të Opel-it. Ka një larmi kursesh njëditore të cilat fokusohen në Trajnimet për Drejtim të Sigurtë të Mjetit, Trajnim për Drejtim Ekologjik dhe Trajnim Perfeksionimi. Do të përjetoni një ditë plot ngjarje me një vizitë në qendrën e testimit – përfshi këtu edhe zonën e ndaluar ku testohen prototipe dhe automjete ekesperimentale. Gjithashtu, do të mund të drejtoni modele të games aktuale të Opel-it.



Shko në krye