loading

 

Opel Mokka award2014. Opel Mokka fiton për herë të 2-të çmimin "All-Wheel Drive Car of the Year"


Opel Mokka ishte zgjedhja numër një e lexuesve në ndarjen e çmimeve të "Auto Bild Allrad"-it dhe arriti të ruante titullin "All-Wheel Drive Car of the Year" në kategorinë "Mjetet off-road dhe SUV deri në 25,000 euro"  Mokka fitoi 18.7% të votave, duke kryesuar me shumë Skoda Yeti-n (14.6%) dhe Nissan Qashqai-n (12.4%).


Opel Adam award2014. ADAM-i fiton çmimin "Readers Choice" në kategorinë e makinave mini


Në ndarjen e 38-të të Çmimit "Readers Choice" të lexuesve të revistës shumë të çmuar gjermane "Auto motor und sport", ADAM-i fitoi me 24.2 përqind të votave në kategorinë e makinave mini, duke mundur VW Up (23.9%) dhe Mini (16.6%).


Opel Zafira Tourer2014. Opel Zafira Tourer është Monovolumeni më Ekologjik i 2014-ës.


Për cilësitë e saj të jashtëzakonshme mjedisore, revista "Auto Trend" dhe Instituti Mjedisor Ökotrend zgjodhi modelin Zafira Tourer si monovolumin më ekologjik për vitin 2014.



Opel Adam2013. Opel ADAM fiton çmimin "Connected Car" për IntelliLink


Me sistemin për info-argëtim IntelliLink, Opel ADAM-i është makina e vogël me lidhje më e mira në treg. Ky ishte mendimi i ekipeve editoriale të "Auto Bild"-it dhe "Computer Bild"-it. Avantazhi i madh: IntelliLink-u i Opel ADAM-it pranon programet kompjuterike të smartphone-ve Apple iOS dhe Android dhe vjen për një çmim shumë tërheqës.


Opel Ampera2013. Opel Ampera fiton çmimin "eCar"


Në ndarjen e çmimit "eCar" në vitin 2013, më shumë se 13,000 lexues të "Auto Bild"-it dhe "Auto Test"-it zgjodhën Opel Ampera-n nga 15 konkurrentë si "koncepti më i mirë i përgjithshëm" për përdorim të përditshëm në kategorinë "first evergreens" të makinave elektrike. 



Opel Plus X award2013. Opel ruan çmimin "Plus X" për markën më inovative


Opel është votuar për markën më inovative për herë të tretë pas vitit 2010 dhe 2012. Modelet dhe teknologjitë e jashtëzakonshme impresionuan jurinë e eksertëve ndërkombëtarë dhe fituan gjithsejt 21 vula miratimi për Cascada-ën, Adam-in, Mokka-n dhe Zafira Tourer-in. Sistemi bartës i biçikletës FlexFix® i ADAM-it, Cascada-biçikletëss dhe Zafira Tourer-it BiTurbo është votuar "Produkti më i mirë i 2013-ës".


Opel Adam2013. Opel ADAM fiton çmimin e dizajnit "Red Dot"


Opel ADAM-i është modeli më i ri i Opel-it i cili fiton çmimin prestigjioz të dizajnit, "Red Dot". Juria ndërkombëtare prej 37 anëtarësh zgjodhi ADAM-in origjinal në kategorinë e autoveturave dhe automjeteve të transportit, duke e bërë atë produktin e katërt nga Opel-i që ka marr kaq nderime që pas vitit 2009. 


Opel Astra GTC2012. Opel Astra GTC fiton çmimin e dizajnit "Red Dot"


Juria prej 30 gjyqtarësh në panelin e çmimeve "Red Dot" vlerësuan Astra GTC-në për "pikat e shënuara me dizajnin e saj fantastik dhe sportiv". Ky është modeli i tretë i Opel-it që fiton një çmim të tillë prestigjioz që nga viti 2009. 



Opel Zafira Tourer2012. Opel Zafira Tourer fiton Timonin e artë


Për përvjetorin e 37-të të ndarjes së çmimit Timoni i Artë i organizuar nga "Auto Bild" dhe "Bild am Sonntag", lexuesit votuan për revolucionaren Opel Zafira Tourer, lozha mbi rrota,  si fituese në kategorinë van. Kjo është hera e tretë që Zafira e ka fituar këtë çmim të rëndësishëm pas triumfeve në vitin 1999 dhe 2005.


Ope Rak e2011. RAK e


Si një hap i rëndësishëm në rrugën e makinave elektrike të përballueshme për pilotët e rinj, Opel Rak-u  hapi një kapitull të ri në zhvillimin e automjeteve pa emetime të gazrave të dëmshme. Koncepti i dyfisht i avancuar tregoi se është një drejtim i ri, i dobishëm dhe praktik për të ecur përpara, i cilit mund të përdoret që nga mosha 16 vjeç. 


Opel NCAP2011. AFL-ja fiton çmimin "Advanced" Euro NCAP


Kao priznanje za veliki napredak na polju bezbednosti u noćnoj vožnji i pri lošoj vidljivosti, Evropski program za ocenjivanje novih automobila (NCAP) dodelio je Opelovom sistemu Prilagodljivih prednjih svetala (AFL) nagradu ‚‚Advanced". Ovo je druga NCAP-ova ‚‚Advanced" nagrada, pošto je 2010. dodeljena sistemu Opel Eye.


Opel Movano2010. Opel Movano me gomat e përparme dhe të pasme aktive

Për herë të parë për Opel-in, Movano i ri ofron goma të përparme apo të pasme aktive. Gjithashtu, ofron edhe një zgjedhje të gjerë të trupit në klasin SUV me 4 gjatësi dhe tre lartësi. Komforti më i fundit, kursim i shkëlqyer, cilësi e lartë dhe sistem i avancuar i info-argëtimit dhe navigimit, si edhe një gamë e gjerë opsionesh dhe pajisjesh. Të gjitha këto brenda një oferte të shkëlqyer. 

Shko në krye