loading

Opel Zafira TourerSisteme alternative me propulsion


Jo vetëm përmirësojmë vazhdimisht motorët konvencional, por jemi duke punuar edhe me një gamë të plotë teknologjish të reja, të pastra dhe ekonomike. Modelet tona ecoFLEX me propulsion LPG (Gaz të Lëngshëm  të Naftës) dhe CNG (Gaz Natyror i Ngjeshur) paraqesin zgjidhje ekologjike dhe ekonomike. Dy gjëra më pak për t'u shqetësuar. 




Opel BlueinjectionTeknologjia "BlueInjection" - më shumë efikasitet me më pak emetim


Sistemi "Blu Injection" ul në mënyrë drastike oksidet nitrike (NOx) te motorët me naftë për të përmbushur rregullat e rrepta të Euro 6-ës, gjë që rrit performancën dhe ul shpenzimet. Sistemi "BlueInjection" përdor një solucion jo-toksike e pa erë AdBlue® (e njohur edhe si DEF, shkurtimi "Diesel Exhaust Fluid", në shqip "Lëngu i Shkarkimit të Naftës"), i cili ruhet në një serbator shtesë dhe injektohet në gazrat e shkarkuara, duke shndërruar NOx-in, falë konvertorit katalitik, në një përzierje uji dhe azoti të padëmshme.


Teknologjia "Lean Nox Trap" (LNT) pa nevojë për mirëmbajtje



Për të arritur reduktimin e duhur të oksideve të azotit (NOx), për të qenë konform rregullave të ardhshme të "Euro 6"-ës, Meriva 1.6 CDTI përdor teknologjinë "Lean Trap NOx". Ajo përfshin një konvertor katalitik të veçantë i cili ruan grimcat NOx në kurthin NOx tamam si një sfungjer. Sapo të arrihet kapaciteti i kurthit, ajo rigjenerohet falë një injektimi shtesë me karburant në doza shumë të vogla.

 

Rekuperim i forcës frenuese

 

Të gjithë motorët me sistemin Start / Stop shoqërohen me një sistem të veçantë menaxhimi energjie i cili ripërtërin energjinë kinetike të prodhuar gjatë frenimit dhe lëvizjes së zbrazët, duke siguruar kështu statusin optimal të mbushjes së baterisë, gjë që e kursen edhe më shumë karburantin dhe ul emisionet e gazrave.

 

 

Opel Astra GTC"ecoFLEX Drive Assit"

 

Sistemi "ecoFLEX Drive Assist" ju tregon saktësisht kur të ndërroni marshin për kursimin maksimal, por kjo nuk është e gjitha Ajo gjithashtu tregon se cilat pajisje shpenzojnë më shumë energji si dhe tregon historinë e konsumit të karburantit për 50 km e fundit. Për këtë, ka tre nën-meny të shfaqura në panelin qendror midis instrumenteve.

 

 

 

PËR NJË TË NESËRME MË TË MIRË.

 

Modelet LPG dhe CNG nuk janë vetëm më të mirë për ambientin, ato janë më të mira për ju edhe financiarisht. Për ne është me rëndësi që teknologjia e pastër ekologjike të mbetet e përballueshme, por duke ruajtur një performancë të shkëlqyer.

 

Opel Astra LPGGazi i lëngëshëm i naftës (LPG) - i lirë dhe i pastër

 

Emetimi i CO2 te motorët me LPG janë 10-13% më të ulët se mesatarja, kurse kostot e karburantit janë rreth 40% më të ulta, pavarësisht nga kilometrat e bëra brenda vitit. Në disa vende ka edhe lehtësime të taksave. Modelet LPG mund të përdorin edhe benzinë krahas LPG-së - kalimi është automatik, por mund të bëhet edhe duke shtypur një buton - kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për serbatorin e mbushur. Tani gama jonë LPG është zgjeruar në një total prej shtatë modelesh.

 

 

Opel Zafira Tourer CNGGazi natyror i kompresuar (CNG) - ekologji praktike dhe ekonomike

 

Koncepti "Monovalent plus" të cilin kemi prej vitit 2002 që e përdorim në automjetet me CNG ka një kosto ngarjeje të pashoqe, ka 80% emision më të ulëta të gazrave shkarkuese dhe 20% më pak CO2 krahasuar me një motor benzine. Ai mundëson deri në 530 kilometra me një serbator kur vendoset në modalitetin e gazit natyror dhe garanton përdorimin e lirë të zonës për pasagjerët dhe bagazhet për udhëtarë. Automjetet Opel CNG kanë serbator benzine shtesë që rrit udhëtimin me një serbator plot me gati 150 kilometra, gjë që i bën ato të përshtatshme për përdorim të përditshëm. 

 

 

Opel Zafira Tourer CNG2012. Zafira Tourer 1.6 Turbo CNG

 E zgjedhur në mënyrë të pavarur nga Institutit gjerman "ÖKOTREND"  dhe revista "AUTO TEST" si automjeti më ekologjik i klasit të tij, Opel Zafira Tourer 1.6 Turbo CNG  ka dëshmuar se është i mundshëm kombinimi i komoditetit dhe performancës me një motor të pastër dhe me kosto të ulët. Me emetime CO2 prej vetëm 129 g / km te motorët CNG dhe me një ekuilibër edhe më të mirë të CO2 në operimin e kombinuar të CNG-së dhe biogazit, ekosfera merr frymë pak më lehtë.

Shko në krye