loading

Opel Astra OPC2014. Astra OPC Extreme


Opel Astra OPC Extreme rrjedh nga makinat garuese Cup Astra dhe është Astra më e shpejtë dhe më e fuqishme për ngarje të ligjshme në rrugë. Aerodinamika e sofistikuar, spoileri efikas i çatisë, goma dhe pjesë karocerie me fibra karboni, plus një strukturë sigurie me sedilje speciale sportive Recaro, të gjitha këto mundësojnë një përvojë ekstreme të ngarjes. 



Opel Monza2013. Monza Concept


"Monza Concept"-i tregon se çfarë mund të presin klientët e Opel-it në të ardhmen: dizajne marramendëse dhe një botë e re e radikale me mjete dhe sisteme info-argëtimi. Me një aerodinamikë superiore dhe një përzierje materialesh te lehta dhe zgjidhje të qëndrueshme ekologjike, "Monza Concept"-i demonstron gjithashtu një efikasitet të jashtëzakonshëm. 


Opel Adam2012 ADAM


Jashtëzakonisht dinamik dhe pafundësisht personal, Opel ADAM-i ishte epitoma e makinave me shprehje të lirë në "Paris Motor Show"-in e vitit 2012. NJë makinë qyteti e përsosur, e freskët, individuale, në modë dhe lëviz gjithmonë me ritmin e krijimtarisë.




Opel Cascada2012 Cascada


E rafinuar, elegante dhe e dëshirueshme, Opel Cascada ringjall pompozitetin e një tavani të lëvizshëm por në një mënyrë të re. Kjo makinë e projektuar në përsosmëri dhe e mirëpajisur ripërkufizon rolin e kabrioletit si një makinë praktike gjatë të gjithë vitit, ndërkohë që i mbetet besnike filozofisë së Opel-it për të krijuar makina ëndrre të përballueshme dhe të realizueshme.


Opel Mokka2012 Mokka

E bukura e një SUV-i me madhësi të plotë, por tashmë më i vogël, më ekonomik dhe më praktik. Opel Mokka krijoi një klas të re makinash për çdo terren. Një off-road perfekt për qytet apo një makinë qyteti e përkryer për off-road? Sido që të jetë, është fitues që në fillim. 
Shko në krye