loading
  • Sistem LPG i instaluar në fabrikë
  • 4 Vite Garanci
  • Normat më të ulëta të emetimeve
  • Kursim i lartë

 

100 KM PËR VETËM 3 EUR

Bëjeni tuajen Corsa-n, Astra Sedan-in ose Mokka-n X me impiant gazi LPG të instaluar në fabrikë. Udhëtoni lirë dhe përfitoni 4 vite garanci me shërbim profesional nga teknikët tanë më të mirë dhe standartet më të larta të sigurisë.

Për LPG-në

LPG (shkurtimi i Liquified Petroleum Gas) është një gaz i lëngshëm i naftës i njohur gjithashtu si autogaz apo gaz i lëngshëm i naftës. Në trysni relativisht të ulët gazi kthehet në lëng dhe si i tillë mund të ruhet në formë të lëngshme në serbatorin e automjetit. Në gjendje të lëngshme ai zë vetëm 1/260 e vëllimit që zinte në gjendje të gaztë. Kjo mundëson ruajtjen e sasive të mëdha të energjisë në një hapësirë të vogël në automjet.

Me djegien e 1 kg LPG emeton dukshëm më pak CO2 sesa për shembull, djegja e benzinës, e cila emeton më shumë CO2. Duke emetuar më pak CO2, LPG-ja është ekologjikisht e pranueshme.

Me ndryshimet e vazhdueshme të çmimeve të karburantit dhe ndërgjegjësimit gjithnjë e më të madh mjedisor të shoqërisë, modelet LPG të Opel-it ofrojnë zgjidhjen për ata që janë të kujdesshëm ndaj kostove dhe mjedisit. Opel-i ofron 7 modele LPG: Corsa, Astra 5 dyersh, Insignia, Meriva, Mokka X dhe Adam.

 



AVANTAZHET E LPG-së


AVANTAZHET EKONOMIKE

Duke prodhuar modele LPG, Opel-i ofron një alternativë tërheqëse për shoferët që janë të kujdesshëm ndaj kostos dhe mjedisit. Pavarësisht nga kilometrazhi vjetor, me LPG-në reduktoni ndjeshëm kostot, pasi çmimi i LPG-së është pothuajse dy herë më i ulët se çmimi i benzinës apo naftës.

Pa mirëmbajtje të madhe dhe me kthimin dy herë më të shpejtë të investimit sesa tek instalimet e mëvonshme, është lehtë për të llogaritur përfitimin e shumëfishtë të modeleve LPG.

AVANTAZHET PRAKTIKE

Cilësi më e lartë për shkak të instalimit në fabrikë të LPG-së, për të cilin ka garanci të plotë nga prodhuesi. Motori është përshtatur për kërkesat specifike të operimit me LPG dhe blerja e automjeteve të pajisur nga fabrika me motor në LPG-së u sjell konsumatorëve përparësi të shumta.

Serbatori rezervë me LPG-në shton kilometrat e bërë me një serbator në më shumë se 1,400 km kur kombinohen LPG-ja dhe benzina dhe deri në 500 km gjatë operimit vetëm me LPG.

Autogazi ose LPG-ja është gjerësisht i disponueshëm si lëndë djegëse alternative në botë.

SIGURIA

Falë testeve të detajuara (shih përshkrimin më poshtë) dhe standardeve të larta të cilësisë, përfshi testimin gjithëpërfshirës dhe testet e përplasjeve, Opel-i ofron konceptin tërheqës me LPG, të ashtuquajturën “çelës në dorë”dhe zgjidhje pa kompromis për konsumatorin:

• Testimi nën ngarkesë të plotë në rrugë

• Testimi i zhurmës, dridhjeve dhe qëndrueshmërisë së pjesëve

• Testimi i sjelljes gjatë lëvizjes

• Testimi funksional i sistemeve të sigurisë

• Përmbushja e të gjitha kërkesave te testet e përplasjeve në lidhje me sigurinë

Për këtë arsye, sistemet LPG të Opel-it instalohen në fabrikë në pjesët e makinave të cilat janë të mbrojtura nga goditjet dhe për këtë arsye janë më së miri të integruara në strukturën e sigurisë së automjetit.

AVANTAZHET EKOLOGJIKE

  • Emetimet e CO2 në modalitetin LPG, janë deri në 15% më të ulëta se sa tek versionet konvencionale të motorëve me benzinë.
  • LPG-ja çliron deri në 80% më pak oksid azoti se motorët me naftë dhe pothuajse nuk lëshon asnjë grimcë apo blozë.
  • Modelet Opel me autogaz paraqesin opsion të shkëlqyer për shoferët të cilët dëshirojnë të ulin kostot me ngarje miqësore për mjedisin. Ato janë të disponueshme me kosto të ulët, instalim në fabrikë dhe garanci të plotë fabrike.
 Opel Corsa

CORSA 1.2 LPG

Corsa 1.2 LPG ofrohet me të gjitha paketat e pajisjeve përveçse

me Corsa Cosmo 5 dyersh.

3 DYERSH

  • Fuqia: 83 KF
  • Konsumi i LPG-së: 6,8 l/100km
  • Emetimet CO2: 110 g/km

5 DYERSH

  • Fuqia: 83 KF
  • Konsumi i LPG-së: 7,1 l/100km
  • Emetimet CO2: 115 g/km

Opel Meriva

 

 MERIVA 1.4 LPG

 

 Meriva 1.4 LPG ofrohet me të gjitha paketat e pajisjeve
përveç se paketën  “Selection”. 

  • Fuqia: 120 KF
  • Konsumi i LPG-së: 7,6 l/100km
  • Emetimet CO2: 124 g/km

 

Opel Mokka X

 

 MOKKA X E RE 1.4 LPG


 Zbuloni Mokka X e re 1.4 LPG, ofrohet me të gjitha
paketat e pajisjeve. 

  • Fuqia: 140 KF
  • Konsumi i LPG-së: 7,6 l/100km
  • Emetimet CO2: 124 g/km
 
Opel Insignia

 INSIGNIA E RE 1.4 LPG 


 Zbuloni Insignia-n e re 1.4 LPG, e disponueshme
në të gjitha versionet e karocerisë. 

  • Fuqia: 140 KF
  • Konsumi i LPG-së: 6,8 l/100km
  • Emetimet CO2: 124 g/km

 

Shko në krye