loading

DIZAJNI I JASHTËM

Dukshëm me formë skulpturore dhe magnetikisht tërheqëse, Corsa e re thjesht ju tërheq pas vetes.

 

Sytë tuaj në mënyrë natyrale ndjekin konturet e skalitura. Maskarino sportive, fenerë të përparmë me profil, një linjë fluide e kulmit, proporcione të pasme të fuqishme. Gjeniale prej çdo këndi. “Ndërthurje e aftësisë skulpturore dhe saktësisë gjermane“. 

 

 

 

DIZAJNI I BRENDSHËM

Materiale të cilësisë së lartë dhe përpunim ekskluziv, dhe detaje argjendi për pajisjet, janë festë për sytë. Sedilje të rehatshme me mbështetje me konture të thella, do t’ju akomodojnë në mënyrë të rehatshme. Instrumentet klasike në stilin krono, ekranët dhe ndërprerësit e pozicionuar në mënyrë të përkryer, mundësojnë drejtim të lehtë falë sistemimit sipas një rendi logjik.

 

 

 

 RISITË

 

NDIHMË PËR SHOFERIN


Funksioni superior OpelEye është një nga sistemet më të sigurtë dhe më të avancuar për ndihmë që është përdorur ndonjëherë në një makinë. Në automobil.

1. Lexuesi i shenjave të komunikacionit njeh dhe paraqet kufizimin e shpejtësisë, si dhe shenjat tjera të komunikacionit.

2. Paralajmërimi për dalje nga korsia e komunikacionit ju paralajmëron nëse dilni nga korsia pa ndezur sinjalet e drejtimit.

3. Indikatori i distancës ju informon për distancën e automjetit para jush.

4. Paralajmërimi për përplasje me automjetin përpara detekton përplasjen e mundëshme përpara dhe ju paralajmëron me sinjal me zë, sinjal vizual në ekran dhe paralajmërim të projektuar në ekranin e përparmë.
 
5. Asistenca për dritat e gjata zbulon automjetin para jush, si dhe ata që vijnë drejt jush dhe automatikisht ndërron dritat e gjata dhe ato të shkurta në fenerët bi-ksenon.

6. Paralajmërimi për këndin e verbër zbulon automjetet në zonën e këndit të verbër. Në qoftë se jepni sinjal për ndërrimin e korsisë, do t’ju ndizet sinjali i djathtë ose i majtë.

 

TË LIDHURIT

 

INTELLILINK

Sistem i klasit të parë për informim dhe argëtim: lidhuni lehtë, flisni lirshëm.

 

IntelliLink integrohet me sistemet iOS ose Android. Përdorni ekran 7" me prekje, komanda në timon ose komanda me zë. Realizoni telefonata, dëgjoni muzikë si dhe shumë më tepër përmes Bluetooth ose lidhjes USB ndërkohë qe duart do t’i keni gjithmonë në timon.

 

Siri Eyes njeh komandat tuaja me zë. Përdorini ato për të bërë telefonata, për të dëgjuar muzikë, për të dërguar apo dëgjuar mesazhe tekstuale dhe e-mail.

 

 

 

APLIKACIONE

Shkarkoni aplikacione falas nëpërmjet IntelliLink. TuneIn ju vë në dispozicion mbi 100.000 radio stacione dixhitale. Stitcher™ ju ndihmon për të krijuar një përzierje të personalizuar të radio stacioneve me karakter informativ, sportiv, biznesi, politikë, argëtues dhe kulturor

 


 

 

 


 

NAVIGIMI


Shkarkoni navigim satelitor të menjëhershëm dhe të saktë përmes smartphone-it me ndihmën e aplikacionit IntelliLink dhe BringGo. I lehtë për t'u përdorur dhe me përditësim të informatave mbi trafikun dhe me adresa të dobishme për udhëtimin tuaj

 

 

 

 

 

GAMA E MOTORËVE

Zgjedhje e madhe e motorëve.

Euro6 gamë e plotë me variacion prej 51kW(70 KF)deri 85 kW(115KF).

Turbomotorët e rinj të fuqishëm me3‐cilindra 1.0 me konsum të ulët ndryshojnë kuptimin e rendimentit dhe efikasitetin e makinave të vogla. Dy versionet ecoFLEX,1.0Turbo prej 66 kW(90 KF)dhe 1.3CDTI prej 70kW

(95KF) janë maksimalisht ekonomik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUTI TË REJA TË MARSHEVE

Të dy Turbomotorët e rinj 1.0 vijnë me kuti të reja transmisioni me 6 niveleme fërkim të zvogëluar, që rrit kursimin e karburantit dhe kënaqësinë në drejtim. Së shpejti arrin edhe kutia e transmisionit të ri automatik Easytronic®3.0: kënaquni në komoditetin e transmisionit si automatic dhe manual.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SISTEME QË KURSEJNË KARBURANT

Zvogëloni kostot e karburantit dhe ndotjen me ndihmën e sistemit Start / Stop. Do ta gjeni atë tek modelet me motorë me benzinë dhe naftë. Eko ndihma gjatë pilotimit tregon momentin e duhur për të ndryshuar nivelin e transmisionit, nivelin aktual të kursimit dhe statistikën e konsumit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SISTEMI ASISTENCËS

Shijoni komoditetin superior dhe drejtimin preciz me sistemin e ri për mbështetje. Përveç kësaj, korniza e re për mbështetje të përparme dhe dizajn të optimizuar të boshtit të pasëm, dukshëm redukton zhurmën, dridhjet dhe ashpërsinë. Varianti opsional i shasisë sportive përmirëson dinamikën.

•Dukshëm me formë skulpturore dhe magnetikisht tërheqëse, Corsa e re thjesht ju tërheq pas vetes.

 

• Sytë tuaj në mënyrë natyrale ndjekin konturet e skalitura. Maskarino sportive, fenerë të përparmë me profil, një linjë fluide e kulmit, proporcione të pasme të fuqishme. Gjeniale prej çdo këndi. “Ndërthurje e aftësisë skulpturore dhe saktësisë gjermane“. 

Shko në krye