loading

Askush nuk është si Opel ADAM. Jo vetëm për shkak të pamjes të guximshme dhe ngjyrave të pasura. Me ADAM ju keni fjalën kryesore në dizejnimin e makinës tuaj. Për ADAM-in tuaj do të flitet në qytet. Shkoni menjëherë në punë me ADAM JAM, ADAM GLAM apo ADAM SLAM. Ose, le t’ju shërbejë si frymëzim, pamja e re sportive e të ashpërit ADAM S.

 

Opel Adam

Zhytuni në botën e identitetit personal dhe pushtoni rrugët me ADAM-in.

 

• I freskët, dizajn mahnitës

• Lidhuni me sistemin multimedial IntelliLink të llojit “të gjitha-në-një”

• Brendia e rehatshme dhe moderne ju mundëson që të pozicionoheni lirshëm dhe të relaksoheni

• Vetëm relaksohuni dhe kënaquni duke e drejtuar në mënyrë të sigurtë

• Drejtimi i kësaj makine është i lehtë, i këndshëm dhe të falë kënaqësi

 

 

 

 

Për të flitet në qytet

 

Emocionues dhe intensiv, ADAM-i i ri kompleton një gamë fantastike të përbërë nga ADAM JAM, ADAM GLAM dhe ADAM SLAM. Të gjithë kanë të përbashkët koloritin dramatic dyngjyrësh dhe dizajnin mbresëlënës. Të gjithë kanë brendi që ofron gjithçka që pjesa e jashtme e paralajmëron. ADAM-i është bashkim i profilit fantastik të rrugës dhe personalizimit maksimal - prandaj, ngrihuni dhe nisni tendencën tuaj.

 

 

 

Personalizoni ADAM-in tuaj

 

ADAM tregon individualitet të freskët dhe dizajn modern. Por kjo makinë qyteti gjallërohet vetëm me personalitetin tuaj unik. Lista e karakteristikave për individualizim është pothuajse e pafund, kur është fjala për ADAM-in. Zgjedhja është e juaja, sepse ju e modifikoni ADAM-in tuaj ashtu si ju dëshironi.

 


 

 

Jini të informuar dhe të lidhur

 

Shihni sistemin unik multimedial IntelliLink që nënkupton lidhje me smartphone-t- Android dhe iOS –në mënyrë që t’i përshtatet stilit tuaj. Hyni në botën e muzikës, videove, fotografive dhe hartavenë ekranin tuaj me ngjyra vetëm 7 inçësh, në pultin e ADAM-it tuaj. ADAM-i përmes iPhone-it tuaj integron edhe Siri Eyes Free, asistentin tuaj personal i cili do të zbatojë urdhërat tuaja dhe do t’i përgjigjet pyetjeve tuaja.

 

 

 

 

Udhëtimi sapo është bërë i bukur

 

Kur bëhet fjalë për ADAM-in, nuk është gjithçka tek pamja. Kjo mini makinë urbane është në dispozicion me të gjitha karakteristikat e drejtimit që janë në përputhje me teknologjinë bashkëkohore. Asistenca gjatë parkimit, timoni servo dhe kontrolli i plotë ndaj kondicionerit janë vetëm disa nga veçoritë.

 

 

 

 


Relaksohuni


Parkimi sapo është bërë i bukur. Kjo makinë e re e vogël, jo vetëm që do të gjejë vend të përshtatshëm parkimi, por ajo do të parkohet vetë, për t’jua lehtësuar punën juve. Por nuk është kjo e gjitha. Shtypni butonin City për funksion të përforcuar të servo-së për parkim dhe manovrim më të lehtë në qytet

 


 

 

 

 

Nga këtu fillojnë performansat dinamike

 

ADAMI i ri S në gamën e re sjellë paketën e fuqishme 1.4TurboECOTEC®.me110 kW(150KF) dhe xhiro kolosale 220 Nm, Thjeshtë do të ndjeni tokën të dridhet. Por, nëse dëshironi një ritëm të mirë pa materie të mbeturinave, këtu janë edhe opsionet tjera radikale.  Dy motora 3 cilindrësh 1.0TurboECOTEC® që japin xhiro fantastike prej 170 Nm dhe ofrojnë 66 kW(90 KF)ose85 kW(115 KF)fantastike, por njëkohësisht edhe argëtim ekonomik. Të gjitha janë të pajisura me transmision automatik Opel me 6 marshe.

 

Përveç kësaj, mos harroni se të gjithë motorët e ADAM-ëve, përveç motorit 1.4 LPG, janë plotësisht në përputhje me standardin Euro 6. Ato mund të porositen me paketën teknologjike ecoFLEX, e cila do të reduktojë më tej konsumin e karburantit.

 

Dhe, në qoftë se ju preferoni një udhëtim të lirë me gaz të lëngshëm të banzinës, LPG 1.4 është në dispozicion nga pranvera e vitit 2015, gjithashtu në përputhje me standardin Euro 6.

 

OPEL ADAM– STILI I JETËS QË ËNDËRRONI.

 

Opel ADAM-i i ri është ndryshe nga çdo makinë tjetër. Nuk bëhet fjalë për një qëndrim autoritar dhe ngjyra të forta. ADAM ju jep të drejtën e votës në dizenjimin e makinës tuaj. Si funksionon kjo? Thjeshtë. Së pari zgjidhni versionin e dëshiruar: ADAM JAM, ADAMI GLAM ose ADAM SLAM. Më pas jeni të lirë të përshtatni të gjitha detajet.

 

 


ADAM JAM

 

ADAM JAM-i ekscentrik spikatë nga makinat e tjera. Në përputhje me frymën e tij të gëzueshme, ADAM JAM ofron kombinim të pazakontë të ngjyrave dhe brendi mbresëlënëse. Individualiteti i fortë dhe forma ekscentrike tashmë vijnë të ndërtuar që nga fabrika, prandaj futjuni punës dhe zgjidhni opsionet nga të cilat do të dridhen rrugët, sepse pa ADAM-in nuk ka argëtim.

 

 


ADAM GLAM

 

I rafinuar dhe unik: ka ardhur koha të shkëlqeni me ADAM GLAM-in. Kjo makinë e vogël magjepsëse, e papërsëritshme, është një magnet i vërtetë për sytë. Detajet e kromuara dhe një xham panoramik theksojnë ngjyrat elegante dhe pëlhurat luksoze. Kur Adam GLAM del rrugë, ai është mbreti i rrugës.

 

 


ADAM SLAM

 

Ndizni motorin dhe shkoni drejt e në autostradë, sepse ADAM SLAM ka lindur për çmenduri. Nga ngjyrat e gjalla deri tek timoni garues, ADAM SLAM rrezaton forcën e karakterit dhe të energjisë së pastër. Kjo makinë nuk flet fjalë boshe, ajo punon me të vërtetë.

Shko në krye