


“NOSHI” SHPK u themelua në vitin 1991 si një biznes familjar në qytetin e Kukësit. Në vitin 1993 kjo kompani filloi aktivitetin e saj në biznesin e pjesëve të këmbimit origjinale gjermane duke qënë ekskluziv për markat e mirënjohura në botë si MAHLE, SACHS dhe ELRING dhe në vitin 1996 u bë perfaqesuesi zyrtar ekskluziv i Grupit General Motors (GM) me markën OPEL - shitje automjetesh të reja, servis, dhe pjesë kembimi, për të gjithë territorin e Shqipërisë. Në Janar 2004, “NOSHI” SHPK u bë përfaqesues ekskluziv i po te njëjtit grup GM me markën CHEVROLET. Aktualisht aktiviteti përqëndrohet në shitje automjetesh të reja, servis dhe pjesë këmbimi për markat e mirënjohura Gjermane si: MAHLE; SACHS; ELRING; RUVILLE; për të gjithë territorin e Shqipërisë.
Që prej vitit 1996, kompania jonë ka bërë studime të thelluara në tregun shqiptar të automjeteve dhe gjithashtu një punë mjaft të mirë në shitjen e mjeteve të reja OPEL dhe CHEVROLET në këtë treg. Sot kompania jonë ka një staf te trajnuar prej 30 punonjësish, ndër këta dhe 2 specialistë të huaj, dhe është një ndër kompanitë lider në fushën e tregetimit të automjeteve me kilometra zero. Kompania ofron dhe tregtimin e automjeteve jo me kilometra zero pasi motoja jonë është ti afrohemi sa më shumë nevojave të tregut dhe konsumatorit.
Gjithashtu pranë kompanisë NOSHI shpk do të gjeni dhe specialistë për të kryer diagnostifikimin e defekteve elektronike me anë të kompjuterave TECH 2 profesional për mjetet OPEL dhe CHEVROLET. Aktiviteti qendror i kompanisë ku janë dhe zyrat kryesore zhvillohet pranë Kompleksit Noshi, që është një kompleks modern, dhe që permbush më së miri nevojat e klientëve të tij në një kohë rekord. Ne këtë kompleks, ndodhet gjithashtu dhe një magazinë moderne pjesësh kembimi si dhe një servis bashkëkohor, e tërë kjo e shtrirë ne një siperfaqe totale prej 6,600 m2 dhe siperfaqe e mbuluar prej 2,200 m2.
Gjatë viteve të fundit në saj të punës sonë intensive, ne kemi ftuar një klientelë të gjerë duke furnizuar me mjete të reja shumë kompani, perfaqësi të huaja, institucione, organizata si dhe persona të ndryshëm fizik. Ndër të tjera mund të përmendim
• Ambasada Amerikane, Tiranë
• Ambasada Gjermane, Tiranë
• Ambasada Hungareze, Tiranë• Ambasada Ruse, Tiranë
• Eagle Mobile sha
• Albtelecom sha
• Ambasada Polake, Tiranë
• Konsullata Italiane, Vlorë
• AVIS Rent a Car, Tiranë
• HERTZ Rent a Car, Tiranë
• Këshilli i Ministrave, Tiranë
• Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
• Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe e Kalibrimit.
• Drejtoria e përgjithshme e Tatim-Taksave,
• Avon Cosmetics Albania
• BASHKIA TIRANË
• AMC
• VODAFONE
• EAGLE MOBILE
• COCA-COLA
• Uji i Ftohtë Tepelenë
• BKT
• EMPORIKI
• Noshi Rent shpk
• Si dhe shumë institucione organizata dhe kompani të tjera të mëdha në Shqipëri.
Gjatë vitit 2009-2010 kompania jonë pati një rezultat tejet pozitiv në mbylljen e marrëveshjes për 300 mjete me Ministrinë e Brendeshme për rinovim të mjeteve të Policisë së Shtetit si dhe 35 mjete me Albtelecom sha.