


Nuk ka një zgjidhje magjike për problemin e konsumit të karburantit dhe ndotjes së ajrit. Çdo automjet ka karakteristika dhe blerës të ndryshëm. Për këtë arsye Opel-i ka miratuar një qasje holistike ndaj ecoFLEX-it.
Optimizimi i performancës së motorit duke ulur numrin e rrotullimeve në ecjen boshe, modifikimi i transmisionit, goma me rezistencë të ulët ndaj fërkimit, racionalizimi aerodinamik dhe rritja e raportit të përgjithshëm të transmisionit, të gjitha këto mund të ndihmojnë në mënyrë individuale. Por edhe kombinimi i tyre dhe përshtatja e mirë për çdo model të veçantë të Opel-it prodhon efekte me ndikim të gjerë.