Opel Vivaro Combi.
Opel Vivaro - Modelet.
Të qenët e gjithanshme, ekonomike, rehatia, stili dhe besueshmëria. Opel Vivaro është një ndërthurje unike. 3 modele karakteristike. 2 gjatësi. Deri në 9 vende. Po aq praktike dhe luksoze sa ta dëshironi ju.
Combi
Me sedile për deri në 9 persona në konfigurimet standarde ose të gjata, ka gjithmonë një Opel Vivaro Combi për t’iu përshtatur të gjitha nevojave. është lehtësisht e konfigurueshme, me ndenjëse të pasme që hiqen dhe që janë të mirë-pajisura.
Pajimet standarde përfshijnë:
- Disqe çeliku16˝ me kapak qendror
- Drita për ditën (halogjene)
- Rifiniturë me pëlhurë me ngjyrë blu me valëzim
- Panel kontrolli me ngjyrë blu Denim
- Radio R16 me Bluetooth® dhe portë hyrëse USB
- Xhama elektrik dhe pasqyra anësore me ngrohje.
- Sedilja e përparme është përshtatshme për dy pasagjerë që ulen në rehati.
- Sedilet e radhës së dytë dhe të tretë janë të përshtatshme për deri në gjashtë vetë.
- Mbyllje qendrore e dyerve me pult
- Airbeg për shoferin dhe pasagjerin e përparmë
- Dyer të pasme me kanate
Paketa e paraqitjes Combi plus
Nëse Vivaro-ja juaj është përfaqësuese e kompanisë tuaj apo për transport familjar, Paketa e paraqitjes Combi plus është një mënyrë e thjeshtë për të shtuar stilin dhe rehatinë.
Pajimet që kryesojnë Combi-n përfshijnë:
- Disqe çeliku 16˝ të mbrojtura nga kapak i plotë
- Drita (LED)të fjalës së fundit të teknologjisë për ditën
- Rifiniturë me pëlhurë të zezë elegante
- Panel kontrolli me ngjyrë të zezë karboni
- Mbështetëse krahësh për rehati shtesë në dyja ndenjëset e pasme
- Dritat e përparme kundër mjegullës shtojnë sigurinë dhe përmirësojnë stilin
- Timon me veshje lëkure
- Parakolpe të jashtëm përpara dhe mbrapa me ngjyrën e makinës
Paketa e elegancës Combi Edition plus
Plot stil dhe jashtëzanisht luksoze me një mori veçorisë sigurie shtesë, Paketa e elegancës Combi plus është mënyra më e lehtë dhe logjike për të përmirësuar Vivaro-n tuaj.
Equipment on top of Combi includes:
- Disqe aliazhi 17˝
- Mbyllje përzgjedhëse me pult e dyerve
- Radio CD18 CD me Bluetooth® dhe porta hyrëse USB
- Dritat anësore kundër mjegullës rritin shikueshmërinë
- Drita dhe fshirëse xhamash automatike
- Ajër i kondicionuar përpara dhe mbrapa
- Xhamat hapen në derën anësore dhe në panelin përballë
- Spondi i pasëm zëvendëson dyert me kanate
Vivaro Combi me shndërrimin Irmscher "Tourer"
Cilësi mbresëlënëse, me lëkurë të vërtetë dhe tapete të kadifenjtë, disqe dinamikë aliazhi 17” opsionalë dhe rehati krejtësisht e përmirësuar. Shndërrimi Irmscher "Tourer" e katapulton Opel Vivaron-n e gjithanshme në kategorinë e parë të luksit luksoz.
Veçoritë speciale përfshijnë:
- Rifinitura në panelet e derës/anësore: rifinitura lëkure të qepura me argjend (në sedilet e përparme dhe sedilet e pasme të jashtme)
- Paneli i kontrollit: korniza qendrore e mbuluar me lëkurë dhe e qepur me argjend
- Veshja e marshit: lëkurë me qepje argjendi
- Tapete të kadifenjtë me qepje argjendi dhe me shkrimin “Vivaro” (në pjesën e shoferit dhe pasagjerit, si dhe bagazhi)
- Rifinutura e mbështesës C (vetëm për automjetet me një derë rrëshqitëse)
- Rifinitura e mbështetëses D, majtas (rifinitura në mbështetësen D në të djathtë është standarde me ngrohjen e pasme)
- Pjesë anësore me rifinitura të kadifenjta në strukturën e sedileve në radhën e dytë në varësi të derës rrëshqitëse)
- Rifinitura të kadifenjta mbi bazën e rrotës
Pajimet e Opel Vivaro-së me shndërrimin Irmscher "Tourer" i nënshtrohen kushteve të garancisë të Irmscher Automobile GmbH & Co. KG. Opel Automobile GmbH nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajimeve të ofertës. Pjesë këmbimi specifike për Vivaro-n me shndërrimin Irmscher "Tourer" mund të porositen nga Irmscher Automobile GmbH & Co. KG.
Ligji gjerman zbatohet në mënyrë ekskluzive me përjashtim të Konventës së OKB-së për Shitjet dhe ligjeve të Ligjit Ndërkombëtar Privat. Vendi i juridiksionit është Remshalden, Germany.