loading

TË MBROJTUR DHE TË SIGURTË.

Koncepti Opel SAFETEC® ndihmon për të lidhur të gjitha sistemet e sigurisë të Opel Meriva-s, të tilla si: funksionet e asistencës së shoferit, programet e stabilitetit, sistemet e paralajmërimit dhe elemente të sigurisë pasive. Rezultati është mbrojtje e qëndrueshme dhe efektive për të gjithë pasagjerët.

Fenerë të përparmë të përshtatshëm (AFL)

Drejtimi i mjetit gjatë natës mund të jetë stresues. Sistemi i avancuar i ndriçimit AFL tek Opel Meriva e drejton dritën e fenerëve në kthesa, duke siguruar ndriçim anësor shtesë në kthesa të forta. Rezultati? Më pak stres dhe më shumë siguri dhe kënaqësi gjatë ngarjes.

  • Në varësi të shpejtësisë dhe këndit drejtues, fenerët e përparmë në kthesa mund të rrotullohen deri në 15˚ në të gjitha drejtimet
  • Dritat shtesë aktivizohen automatikisht duke i dhënë ndriçim në një kënd prej 90˚ në kthesa të forta
  • Për orientim më të mirë të shoferit gjatë parkimit, dritat statike anësore ndihmojnë për të ndriçuar parkingun gjatë lëvizjes prapa

Asistenca gjatë parkimit

Askush nuk është i përkryer – edhe përplasja më e vogël mund të ketë pasoja të rënda. Asistenca gjatë parkimit ndihmon për të zbuluar pengesat përpara dhe mbrapa. Në njëfarë largësie nga pengesat, asistenca gjatë parkimit ju sinjalizon duke përmes një sinjali zanor.

Siguri jashtëzakonisht funksionale

Te Opel Meriva janë vendosur sisteme të harmonizuara të sigurisë që punojnë sëbashku për të minimizuar pasojat e një përplasje të mundshme. Ato përfshijnë gjithçka, nga siguria pasive deri te siguria aktive, në formën e sistemit ndihmës për shoferin. Rezultati është një siguri e plotë për ju dhe pasagjerët tuaj.

Sistemet përmbajnë:

  • ESP®Plus
  • ABS që ndihmon gjatë frenimit dhe ofron kontroll gjatë kthesave (CBC)
  • Rregullimi automatik i ndriçimit (ALC)
  • Sensor Shiu

Elementet e sigurisë pasive

Në qoftë se ndonjëherë vjen më e keqja, Opel Meriva është e pajisur për situata të tilla.

Elementet e sigurisë pasive përfshijnë:

  • Kabinë jashtëzakonisht të fortë për pasagjerët me mbrojtje të plotë anësore
  • Airbeg të përparmë dhe anësor dhe airbeg në formë perdeje
  • Sistemi i lëshimit të pedales (PRS)
  • Mbështetëse aktive të kokës para
  • Rrip sigurimi të dyfishtë
  • Koncepti i avancuar i sigurisë me dyert FlexDoors®

Pesë yje për sigurinë

NCAP është një organizatë e pavarur, tërësisht e përkushtuar në rritjen e sigurisë së automjeteve. Ajo është e njohur në mbarë botën si një autoritet kryesor për testimin e përplasjeve dhe vlerësimet e saj çmohen shumë nga industria. Euro NCAP siguria me 5 yjeve është vlerësimi më i lartë që një automjet mund të marrë.

Shko në krye