loading

Hyni dhe kënaquni duke e ngarë.

Edhe në paketën më të thjeshtë, Opel Meriva është e sofistikuar dhe e rehatshme. Por, nëse ju preferoni, mund të shtoni gjëra të tjera. Zgjidhni nga një katalog i pasur me pajisje standarde dhe shtesë, që kanë të bëjnë me komoditetin dhe me të cilat do të kënaqeni në makinën tuaj.

Sistemi magazinimi FlexRail®

FlexRail® është një sistem modular unik magazinimi që ofron hapësirën e duhur të magazinimit fleksibël ndërmjet sediljeve të përparme, pa komprometuar hapësirën në sediljet e pasme dhe të mesit. Ju mund të organizoni dhe riorganizoni elemente të tilla siç janë mbështetëset e krahëve dhe mbajtësit e filxhaneve në krahët e aluminit për të siguruar hapësirë magazinimi të mjaftueshme për të gjitha udhëtimet tuaja. Një përshtatës i veçantë i instaluar në mbajtësit e filxhanit bën të mundur që mbështetësen e krahut ta vendosni në pjesën e prapme ose të mesme të palosur të sediljeve.

  • Pozicion optimal i mbështetëses së krahut dhe mbajtësve të filxhanëve në çdo pozicion të ndenjëses
  • Hapësirë e gjerë e përshtatshme magazinimi, mjaft e madhe për një çantë, laptop, etj
  • Lehtësisht të arritshme për të gjithë pasagjerët
  • Opsioni për një mbështetëse krahu dhe mbajtës filxhani shtesë për pasagjerët në sediljet e pasme

Çati panoramike

Për një makinë plot me diell. Çatia panoramike shtrihet mbi dy rreshtat e sediljeve, duke i dhënë të gjithë pjesës së brendshme dritë dhe ajrosje. Dhe, kur dielli është shumë i fortë, ekziston një grilë elektrike për t’ju mbrojtur.

Kontrolli elektronik i kondicionerit

Kontrolli i rehatshëm dhe praktik i kondicionerit të ajrit mundëson pasagjerët në sediljet e përparme dhe të pasme të zgjedhin temperaturën e tyre ideale. Më pas sensorët i mbajnë këto zona në nivelin e caktuar. Nuk ka asgjë më të lehtë.

Ngrohja e timonit

Njihuni me luksin e të paturit duar të ngrohta në ditë të ftohta. Timonit me funksionin e ngrohësit i duhen vetëm disa sekonda për t’u ngrohur dhe të sigurojë një nisje të këndshme. Vjen në paketë së bashku me ngrohjen e sediljeve të përparme për t’ju siguruar tani e tutje një dimër të këndshëm.

Frenat elektrike për parkim

Frenat standarde elektrike të parkimit, me buton, ofrojnë rehati dhe siguri të rritur gjatë parkimit dhe kërkojnë angazhim minimal nga shoferi. Ato parandalojnë lëvizjen mbrapa kur automjeti niset në një malore dhe lëshohen automatikisht kur niset vetura.

Nëse është e nevojshme, ato mund të përdoren si frena manuale standarde parkimi kur makina është në lëvizje për të mundësuar reduktimin e shpejtësisë nën kontrollin e ABS-it.

Asistenca për ngjitje në malore

Asistenca për ngjitjen në malore mban automjetin të palëvizur, kur ju niseni në një kodër, duke i liruar automatikisht frenat elektrike të parkimit pasi të niseni të sigurt. Rezultati është nisje 100% e sigurtë në një malore, pa asnjë mundim.

Kamerë e pasme

Me këndin super të gjerë të pamjes prej 130°, kamera e pasme tregon qartë të gjitha pengesat e mundshme gjatë parkimit në info ekranin me ngjyra. Ajo aktivizohet automatikisht kur zgjedhni marshin për mbrapa dhe jep një ndihmesë të madhe për parkim të sigurtë.

Xhepat

Tek Opel Meriva, ergonomia është më tepër se ulja e rehatshme dhe komandat në afërsi të duarve tuaja. Ajo shtrihet edhe në magazinim e sendeve. Ju do të gjeni xhepa të hapura dhe të mbuluara në vendet më të përshtatshme së bashku me një sistem unik FlexRail® të konsolës qendrore. Në total, ka deri në 32 vende të destinuara për magazinimi. Kjo do të thotë se është bërë shumë më e lehtë për të mbajtur çdo gjë në vendin përkatës.

Bagazhi FlexFloor®

Bagazhi është projektuar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Dyshemeja e bagazhit mund të vendoset në dy lartësi të ndryshme. Pozicioni më i lartë siguron një sipërfaqe të sheshtë të ngarkesës në të njëjtën lartësi me sediljet e pasme të palosura, me një ndarje të fshehur në dysheme. Pozicioni më e ulët e dyshemesë ofron hapësirë për objekte të larta.

Funksionet tjera përfshijnë:

  • Xhep i mbyllur në murin anësor për kutinë e ndihmës së shpejtë, etj
  • Mbajtës për trekëndëshin e sigurisë
  • Një mbërthyese me tërheqje për çantat dhe fiksimin e dyshemesë së bagazhit në pozicion të hapur
  • 4 rondele fiksuese për sigurimin e ngarkesave
Shko në krye