loading

Rendiment i shkëlqyer dhe kursim.

Motorët Euro 6 me benzinë dhe me naftë, si dhe të gjitha avantazhet e LPG-së të instaluar që në fabrikë, presin t’ju ofrojnë udhëtimin më të mirë të jetës tuaj. Përveç kësaj, motorët me naftë 1.6 CDTI vendosin edhe standarde të reja. Motorët e rafinuar, dinamikë dhe ekonomikë të kësaj game i japin një përkufizim të ri sofistikimit të të gjithë kësaj kategorie.

Opel Meriva - ecoFLEX

Për disa shoferë, mjedisi ku jetojnë është në vend të parë. Nëse ju ndani këto pikëpamje, Opel ofron një zgjedhje të arrirë. Motori i ri i Opel Meriva-s 1.6 CDTI ecoFLEX prej 81 kW (110 kf) dhe sistemi Start/Stop reduktojnë emetimet e CO2 në vetëm 99 g/km, që paraqesin mënyrën më ekonomike dhe të përshtatshme nga ana ekologjike për të shijuar Opel Meriva-n e re.

Motorët me benzinë dhe LPG

Gama e gjerë e motorëve të benzinës dhe LPG-së në përputhje me standardet Euro 6 është dëshmi se sa të pastër dhe ekonomik janë këta motorë. Teknologjia më bashkëkohore e motorëve dhe sistemi Start/Stop, si pjesë e pajisjes standarde, kanë kontribuar në masë të madhe për të kursyer karburant, dhe tani janë në dispozicion për të gjithë motorët me benzinë, me përjashtim të modelit 1.4 Turbo LPG.

Prandaj, Opel Meriva ka një transmision të veçantë automatik me 6 marshe për 1.4 Turbo-n, si për modelin prej 88 kW (120 kf) dhe modelin prej 103 kW (140 kf). Alternativa në formën e një transmisioni kompakt manual me 6 marshe, e bën më të lehtë çdo ndërrim të marsheve, çka kontribuon në kënaqësi më të madhe gjatë drejtimit të automjetit.

Nëse vendosni të zgjidhni përparësitë e modelit LPG, kjo gjë do t’ju pëlqejnë jo vetëm për shkak të çmimeve të ulëta të gazit të lëngshëm të benzinës, ju keni mundësinë për të kaluar nga benzina në LPG sipas dëshirës dhe të shijoni një autonomi maksimale prej rreth 960 km duke përdorur si benzinën edhe LPG-në.

Diesel i gjeneratës së re

Motorët me naftë 1.6 CDTI të Opel Meriva-s janë një hap para, në një brez krejtësisht të ri të zhvilluar nga Opel-i. Pritshmëria mbi sofistikimin, jo vetëm që është realizuar, por edhe tejkaluar.

Konstruksioni i përbërë tërësisht prej alumini, përmbush të gjitha kërkesat e reja të standardeve Euro 6. Reduktimi i oksideve të azotit (NOX) është arritur me përdorimin e teknologjisë së reduktimit të NOX (LNT), për të cilën nuk kërkohet mirëmbajtje, dhe as serbator shtesë.

Veti e veçantë e gamës së re të motorëve është edhe puna jashtëzakonisht e qetë e motorit, pa dridhje. Puna pa turbo e kësaj gjenerate të re është një tjetër karakteristikë befasuese. 1.6 CDTI me 99 kW (135 kf) të tij dhe xhiro 320 Nm paraqet një standard të ri në kategorinë e tij, që kontribuon dukshëm në performancat e përgjithshme të drejtimit të makinës dhe natyrën e Opel Meriva-s. Të gjitha versionet e motorëve 1.6 CDTI në mënyrë stadarde janë të pajisur me sistemin Start/Stop.

SistemiStop/Start

Motori që punon gjatë kohës që automjeti nuk lëvizë, shpenzon karburant dhe emeton CO2. Sistemi i Opelit Stop/Start automatikisht fik motorin kur makina ndalon. Motori ndizet menjëherë sapo të shkelni pedalin.

1: Konsumi i karburantit në qytet 9.5–4.1, jashtë qytetit 5.7–3.6, mesatare 7.1–3.8. Emetimi i CO2 në g/km: mesatar 166–99.

1.4 LPG: Konsumi i karburantit në l/100 km: në qytet 9.8–9.7 (7.8), jashtë qytetit 6.1–5.9 (4.8–4.7), mesatar7.4–7.3 (5.9–5.8). Emetimi i CO2 në g/km: mesatar 121–119 (139–137). Kur përdoret modaliteti LPG (kur përdoret modaliteti benzinë).

Sipa rregullores R (EC) nr. 715/2007 (në versionin adekuat).

Shko në krye