loading

Dizajni.

Hyni dhe uluni në sediljet më të mira të mundshme. I vetmi dizajn i jashtëm tani me një frymë të re freskie. Brenda, e ardhmja është edhe më e këndshme. Detajet janë ato që bëjnë dallimin, dhe Opel Meriva ka më shumë se mjaftueshëm për t’ju befasuar.

Dizajni i jashtëm

Opel Meriva spikatë, është e mrekullueshme dhe shumë praktike. Skajet e skalitura dhe të kthyera , të rrumbullakosura, që duket sikur shkrihen në mënyrë natyrale ofrojnë ndjesinë e një hapësire të pafundë. Hapësira e gjerë, linjat bindëse dhe xhamat e mëdha, të bëjnë të mendosh për kënaqësinë që do të të ofrojë drejtimi i automjetit. Maskarinoja dhe dritat e pasme, janë detaje që nxjerrin në pah ndjenjën e saktësisë së vërtetë.

Afrohuni më shumë dhe ju do të kuptoni se bukuria e saj nuk është vetëm nga jashtë. Cilësia e saj është ajo që ju keni kërkuar gjithmonë, por që sinqerisht, nuk e keni prisnit. Megjithatë, dizajni i përgjithshëm i Opel Meriva-s është përqendrimi në përmbushjen e këtyre nevojave për të cilat ju nuk keni qenë në dijeni. Linjat elegante brenda dhe jashtë, motivi i njohur karakteristik i krahëve dhe zbukurimeve si të ishin "tehe" në elementet anësore, pasqyrojnë stilin që është sa tërheqës, aq edhe praktik.

Dizajni ibrendshëm

Brenda Opel Merivas, ju jeni në botën tuaj. Linjat fluide të panelit të instrumenteve jo vetëm që duken bukur, por kanë të pozicionuar në mënyrë praktike komandat dhe hapësirat e magazinimit. Materiali i këndshëm në prekje, si dhe detajet janë një shprehje e shkëlqyer e komoditetit që mund të arrihet nëpërmjet cilësisë.

Por kjo është vetëm një pjesë e arsyes përse kjo është bota juaj personale. Përparësitë tjera janë fleksibilitet i plotë i një dizajni të shkëlqyer të kombinuar me funksione praktike. Përshtatje e sediljeve? Do ta gjeni në makinë që prej ditës së parë. Riorganizim i domosdoshëm i hapësirës së mallrave ose të pasagjerëve? Shpejtë dhe lehtë, njësoj sikur ta realizosh me forcën e mendimit.

Pavarësisht se si dëshroni të organizoni Opel Meriva-n tuaj, është e lehtë, praktike dhe tepër e realizueshme.

drive!

Është bazuar të Meriva Enjoy, me të njëjtin nivel të pasur të pajisjeve, një model fushate i Meriva-s, një simbol i stilit me sedilje të këndshme Wega/Atlantis me cilësi fantastike dhe sportive, disqe opsionale 16˝ nga një aliazh i lehtë. Për rehati edhe më të madhe, sediljet ergonomike të çertifikuara nga AGR me pëlhurë ose lëkurë sigurojnë mbrojtje afatgjatë nga dhimbjet në shpinë edhe gjatë udhëtimeve të gjata.

Shko në krye