loading

TAVAN I BUTE – FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME.

Kohet e veshtira me mbulesat e hapshme te makinave tashme i perkasin te shkuares. Me perzierjen e inxhinierise se sofistikuar dhe materialeve te niveleve te larta Opel Cascada ofron kenaqesine dhe prakticitetin e drejtimit te makines me mbulese te hapur, nje hap perpara.

Rreze dielli ne vetem 17 sekonda

E paster dhe me nje forme aerodinamike, mbulesa e hapshme e Opel Cascada perdhtatet me se miri me stilin pa strukture mbajtese. Eshte e perbere nga nje cope e cilesise se pare dhe zhduket teresisht ne nje hapesire te projektuar me kualitet ne pjesen e pasme kur hapet.

Hapja e mbuleses eshte shume e thjeshte. Butoni I komandimit ne pjesen e brendshme gjendet ne pjesen e poshtme te konsolit qendror, aty ku dora mund te zgjatet natyrshem pa sjelle shperqendrime gjate ngarjes se makines. Komandimi I jashtem eshte po aq I thjeshte. Butoni qe gjendet ne telekomanden e celesit eshte standart per te gjitha modelet Cascada.

Hapja e mbuleses merr vetem 17 sekonda dhe mbyllja 19 sekonda. Mund te hapet ose mbyllet ne deri ne shpejtesine 50 km/ore. Te gjitha dritaret mund te happen ose mbyllen duke aktivizuar butonin per 4 dritaret, te integruar me butonin e hapjes se mbuleses.

E testuar ne te gjitha ekstremet

Mekanizmi elekro-hidraulik i mbuleses eshte testuar 15 000 here, here te cilat korespondojne me nje perdorim 10 vjecar me nje numer mesatar hapjesh ditore prej 4 hapjesh. Mbulesa e hapshme pakeson peshen e mjetit me rreth 100 kg krahasuar me nje mbulese te rende fikse.

Copa eshte e nje materiali te testuar dhe shume cilesor. Eshte rezistente ndaj larjes se makines, ndaj rrezeve UV dhe ruan ngjyren duke siguruar nje pamje te bukur.

Testet ne shpejtesi prej 240 km/ore kane treguar nje deformim maksimal prej 3 cm. Testet ne temperatura ekstreme kane treguar qe mbulesa prej dy shtresash eshte rezistente ndaj kushteve ekstreme te motit dhe madje siguron nje termoizolim te eficent se mbulesat fikse.

Nese kerkoni qetesi materiale, ekziston mundesia e paisjes se mbuleses me nje shtrese shtese prej poliestre speciale e cila duke u vendosur ndermjet shtreses se jashme dhe te brendshme te mbuleses siguron nje izolim termik dhe akustik akoma dhe me te mire.

Shko në krye