loading

RIPERCAKTIM I TAVANIT TE BUTE KLASIK.

Prerje aerodinamike dhe e hijshme, Opel Cascada sjell nje freski moderne ne formen me te deshirueshme per te drejtuar nje makine.

Dy here elegance klasike

Opel Cascada ka madheshti qofte e hapur apo e mbyllur. Linjat e qarta pasqyrojne stil dhe elegance totale. Ne pjesen e perparme eshte padyshim nje Opel, vec se e permiresuar ne cdo detaj. Vini re maskarinon e skalitur dhe impressive, rrjeten e shtrenjte poshte saj, nenshkrimin LED, feneret e dites LED dhe stil te kromuar elegant.Pjesa e gufuar e kofanos e skalitur ne menyre diskrete thjesht ndikon ne performance.

Nga ana me mbulesen e ulur poshte profili eshte i gjate, me shkelqim dhe i panderprere. Mbulesa e bute dhe shufrat rrotulluese fshihen plotesisht. Nuk ka ndonje kamuflim shtese, sepse nuk nevojitet.Natyra skulpturore eshte naturale dhe e rafinuar. Me mbulesen e bute te ngritur proporcionet pa strukture mbeshtetje dhe cilesia e materialeve eshte impresionuese.Nje shirit prej kromi kornizon mbulesen nga trupi, duke I shtuar nje prekje klasike te tipit “grande routier”. Dyert e gjata dhe kornizat e hijshme vertikale A(frontale), jane jo vetem me stil por dhe shume praktike duke e bere hyrjen me te lehte. Zgjedhja e ngjyres se mbuleses nga e zeza, kafe e embel, vishnje dhe gri kaki, I shton gjithashtu nje tjeter vecanti imazhit te pergjithshem stilistik.

Dritat 3D LED e pjeses se pasme, te lidhura me nje shirit elegant kromi, krijojne nje profil lehtesisht te rrumbullakosur dhe se bashku me nivelin e larte te dritave te frenimit krijojne nje sistem dritash te pagabueshme. Pozicioni I gjere dhe I qendrueshem dhe proporcionet inteligjente punojne se bashku ne menyre perfekte per te rrumbullakosur linjat e hijshme.

Ndjesia e perfeksionit

Materiale me cilesi shume te larte, siperfaqe reshqitese dhe me nje komoditet mikeprites. Opel Cascad fillon e duket me bukur sa me afer saj afrohemi dhe shfaq me te miren momentin qe dyert happen. Materiali cilesor I prekshem Morrocana I cili vesh kroskkotin dhe kilometrazhin me detaje te bukura qepjeje jua terheq menjehere vemendjen. Gjithcka ndodhet ne vendin e duhur, instrumentet jane te orientuara drejt drejtuesit te mjetit, komandat qendrore te montuara ne menyre te pershtatshme per tu kapur lehte prej dores tuaj. Cfare kenaq syrin, kenaq edhe sencacionet tuaja.

Po ju presin kater sedilje te thella dhe me hapesire te bollshme qe t’i shijoni. Sistemi I Futjes se Lehte funksionon duke shtyre perpara sediljet e perparme, dhe me pas kthehet po me aq lehtesi ne pozicioni fillestar. Ju mund te zgjidhni midis copes me kualitet te larte ose lekures luksoze. Lekura eshte e detajuar me qepje te vecanta te cilat I japing akoma pamje me luksoze makines tuaj.

Makine e pare perfekte

Perdorimi i perditshem dhe ruajtja personale perben shpesh here nje problematike per makinat me hapje, por jo per Opel Cascada 13. Bagazhi lehtesishti arritshem dhe i leverdisshem siguron rregull ne makine.

Pastaj gjendet dhomeza e valixhes, qe mund te mbaj 280 deri ne 380 litra me mbulesen hapur ose mbyllur. Pervec kesaj mjaftojne vetem pak sekonda per te perdorur sistemin “FLEXFOLD”, i cili mundeson palosjen e njeres apo te dy sediljeve te pasme per te siguruar nje siperfaqe magazinuese deri ne 750 litra. Çelesat e komandimit gjenden ne ane te sediljeve, prane bagazhit. Kur aktivizohen sistemi elektrik aktivizon nje mekanizem qe palos ne menyre automatike shpinoren e sediljes se perzgjedhur.

Per me shume siguri, kur makina eshte e parkuar dhe e kyçur me mbulesen e hapur, mbeshteteset kycen ne pozicionin vertikal, ne menyre qe te mos mundesohet palosja, per te parandaluar aksesin ne bagazh. Per te rritur akoma dhe me shume nivelin e sigurise ka dhe nje sistem sigurie te integruar qe ruan te gjithe makinen, madje dhe rrotat, nga vjedhja.

Shko në krye