loading

HAPËSIRË E BOLLSHME, E REHATSHME DHE E LEVERDISSHME.

Shumë kohë e çmuar mund të shpërdorohet për shkak të organizimit të dobët. Opel Vivaro ngre në një nivel krejt të ri leverdinë, rehatinë e ekuipazhit dhe hapësirë për ngarkesë.

Opel Vivaro - Ambiente del conducente

Ambienti i shoferit

Marsh i montuar në lartësinë e panelit të kontrollit, timon me pozicion që mund të personalizohet dhe me sistemin e komandimit në largësi të sistemit të info-argëtimit, një sedile që mund të përshatet në 6 pozicione të ndryshme dhe me një mbështetëse për krahun dhe për mesin, të gjitha këto së bashku me insturementet e qarta bëjnë që shoferi të jetë në kontroll dhe të ndihet rehat.

Opel Vivaro - Stivaggio

Hapësirë e bollshme për të vendosur gjëra në kabinë

9 hapësira të hapur dhe të mbyllura për vendosjen e gjërave në panelin e kontrollit, mbajtëse gotash të vendosura në vende të përshtatshme në panelin e kontrollit dhe një vëllim i përgjithshëm prej 24 litrash për vendosjen e gjërave me 54 litra në ndenjësen opsionale të zyrës nënkuptojnë që ka vend për gjithçka që merrni në punën tuaj.

Opel Vivaro - Panca da ufficio

E pajisur për biznes

Një skaletë e lëvizshme praktike, e cila mund të fikësohet në mënyrë të sigurt në pozicion vertikal, bën që dokumentet e rëndësishme të jenë afër shoferit duke i kursyer kohë duke kontrolluar. Veçoritë e zyrës së lëvizshme përfshijnë:

  • Ndenjëse zyre me qendër të palosshme, e cila shfaq një skaletë të lëvizshme dhe një hapësirë për të vendosur gjëra, e përshtatshme për një tablet apo laptop.
  • Mbajtëse inteligjente e celuarit në pjesën e sipërme të panelit të kontrollit
  • Mbajtëse tableti në panelin e sipërm

Për efikasitet shtesë ka gjithashtu edhe sistemin Hap dhe Nisu, si dhe sistemin e mbylljes selektive të dyerve.

Opel Vivaro - Navi 80 IntelliLink

Sistem info-argëtimi i klasit të parë

Ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë sistemesh info-argëtimi të përparuara. DIN R16 BT USB-ja teke dhe DIN CD18 BT USB e dyfishtë mundëson transmetimin audio përmes Bluetooth® dhe përdorimin e celularit pa duar, porta hyrëse USB në panel dhe USB-ja e jashtme mundësojnë lidhjen me pajisje të lëvizshme.

Navi 50 shton një ekran 7 polësh me ngjyra dhe me prekje, me harta që mbulojnë Europën Perëndimore ose Lindore. Aplikacioni falas ‘AHA’ në celularët e lidhur lejon qasjen në platformat e medias sociale si Facebook apo Twitter dhe në kanalet e radios që transmetohen përmes internetit nëpërmjet ekranit me prekje. Për iPhone ofrohet edhe njohësi i zërit Siri. Navi 80 IntelliLink, që është pararojë e teknologjisë, shton edhe disa veçori, përfshi këtu shikimin 3D të pozicionuar nga sipër (ose pamja përmes syve të shpendit), komandim i përparuar përmes zërit dhe transmetim audio përmes Bluetooth®. Ekrani funksionon gjithashtu si një ekran për sistemin e kamerës për të parë nga mbrapa.

Opel Vivaro - Telecamera posteriore

Më shumë rehati. Më pak stres.

Opsionet e klimës së brendshme të Opel Vivaro-së përfshijnë ajrin e kondicionuar manual dhe Kontrollin elektronik të klimës (ECC) posaçërisht për kabinën e shoferit.

Me kamerën për të parë nga mbrapa, ju mund të shihni se ku po shkoni dhe të mos përdridhni trupin teksa ecni mbrapa, imazhi shfaqet me vija udhëzuese dinamike në ekranin me prekje të sistemit të navigimit ose me vija udhëzuese statike në pasqyrën e brendshme.

Shko në krye