loading

VARIANTET E OPEL VIVARO.

Me çdo detaj të rishqyrtuar në imtësi, Opel Vivaro sjellë kursimin më të lartë në kategorinë e tij, çlirime të pastra gazesh dhe inxhinieri me saktësi të lartë. Sjellë një gamë të gjerë duke përfshirë furgonët e mallrave, për personel dhe me platformë kabine. Ka një Opel Vivaro thuajse për çdo përdorim, i gjithanshëm dhe fleksibël në çdo variant dhe në çdo situatë.

Opel Vivaro - Furgone

Furgon mallrash

Cilësi e jashtëzakonshme, dy gjatësi (L1, L2) dhe dy lartësi (H1, H2), me energji të shumëfishtë dhe përzgjedhje konfigurimi, nënkupton që furgoni i mallrave Opel Vivaro përcakton standarde të reja. Qasshmëria, ngarkimi i lehtë, funksionaliteti i biznesit dhe funksionimi ekonomik nuk janë dukur kaq të mira. Furgoni juaj i përsosur është gati dhe po ju pret që ta konfiguroni.

Pajimet standarde përfshijnë:

  • Disqe çeliku 16˝ me kapak qendror
  • Drita për ditën (halogjene)
  • Skerë vertikale çeliku
  • Mbyllje qendrore me pult
  • Xhama elektrik
  • Ndenjëse e përparme për pasagjerë
  • Prizë12-V në panelin e kontrollit
  • Airbeg për shoferin
  • Rifiniturë me pëlhurë me ngjyrë blu me valëzim
  • Panel kontrolli me ngjyrë blu Denim
  • Radio R16 me Bluetooth® dhe portë hyrëse USB
  • Pasqyra anësore me ngrohje që mund të përshtaten
  • Sedile shoferi që mund të përshtatet në 6 pozicione, me mbështetëse për krahun dhe mbështetje për mesin
  • Prizë 12-V në hapësirën e ngarkesës
  • Ekran që shfaq temperaturën e jashtme
  • Kroskot i madh me kapak
  • Kapak për qendrën e rrotës

Paketa e paraqitjes

E disponueshme për furgonët e mallrave, paketa e elegancës përfshin:

  • Disqe çeliku16˝ me kapak të plotë
  • Parakolpe të jashtëm përpara dhe mbrapa me ngjyrën e makinës
  • Drita LED për ditën
  • Rifiniturë me pëlhurë të zezë
  • Panel kontrolli me ngjyrë të zezë karboni
  • Timon me veshje lëkure
  • Kontroll mbi udhëtimin me kufizues shpejtësie
  • Dritat e përparme kundër mjegullës
Opel Vivaro - Doppia cabina

Furgoni për mallra Vivaro me shndërrimin Irmscher "Tourer"

Lëvizshmëri biznesi e kategorisë së lartë që të bën të kthesh kokën, me cilësi të jashtëzakonshme, elegancë dhe rehati. Shndërrimi Irmscher "Tourer" për furgonin e mallrave Vivaro krijon një përshtypje të parë të shkëlqyer dhe që mbetet për një kohë të gjatë.

Veçoritë speciale përfshijnë:

  • Rifinitura për panelet e dyerve: rifinitura lëkure të qepura me argjend
  • Paneli i kontrollit: korniza qendrore e mbuluar me lëkurë dhe e qepur me argjend
  • Veshja e marshit: lëkurë me qepje argjendi
  • Tapete të kadifenjtë me qepje argjendi dhe me shkrimin “Vivaro”
  • Instalimi në Qendrën e shndërrimeve të furgonave Luton

Pajimet e Opel Vivaro-së me shndërrimin Irmscher "Tourer" i nënshtrohen kushteve të garancisë të Irmscher Automobile GmbH & Co. KG. Opel Automobile GmbH nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajimeve të ofertës. Pjesë këmbimi specifike për Vivaro-n me shndërrimin Irmscher "Tourer" mund të porositen nga Irmscher Automobile GmbH & Co. KG.
Ligji gjerman zbatohet në mënyrë ekskluzive me përjashtim të Konventës së OKB-së për Shitjet dhe ligjeve të Ligjit Ndërkombëtar Privat. Vendi i juridiksionit është Remshalden, Germany.

Opel Vivaro - Doppia cabina

Furgoni për personel

Kapacitet deri në gjashtë persona, hapësirë për pajimet e tyre, së bashku me kapacitet lehtësisht të aksesueshëm për ngarkesa të dobishme, bëjeni furgonin për personal transportues idela për njerëz që sjellë përfitime. Të gjitha veçoritë e përparuara ergonomike, të organizmit dhe të sistemit të info-argëtimit të furgonit për mallra, së bashku me përzgjedhjen e rifiniturave të forta dhe të cilësisë së lartë, nënkuptojnë që mund të konfigurohet në mënyrë të përpiktë sipas kërkesave tuaja.

Aksesi lehtë te ndenjëset e pasme përmes një ose dy dyerve anësore të rrëshqitshme, mbështetëse koke që mund të përshtaten dhe një gamë nivelesh rifiniture nënkuptojnë që ekuipazhi do të ketë një udhëtim të rehatshëm. Hapësirat e ngarkesës në rifiniturat anësore dhe një dritë në tavan janë elemente standarde në çdo model. Në skajin më të lartë, ndenjëset e përshtatshme të radhës së dytë me mbështetëse për krahët, mbrojtëse kundër diellit dhe prizë elektrike 12V, ndihmojnë për ta bërë jetën më të lehtë.

Është e pritshme që siguria është prioritet për furgonin për personel, duke përmbushur çdo kriter, përfshi edhe standardet e larta të vetë Opel-it.

Bazë:

Pajimet specifike kryesore të furgonit të mallrave dhe modelit bazë të furgonit për personel, përfshijnë:

  • Ndenjëse të rehatshme në radhën e dytë me tre sedile të ndara
  • Dritë tavani e fortë, por jo verbuese, në formë kupole
  • Rifiniturë në gjysmë lartësi për një udhëtim më të këndshëm

Niveli i mesëm:

Rifiniturat specifike kryesore të furgonit të mallrave dhe modelit të nivelit të mesëm të furgonit për personel, përfshijnë:

  • Ndenjëse të radhës së dytë me tre vende me mbështetëse për krahët
  • Siguri maksimale për fëmijët falë pikave të montimit ISOFIX
  • Hapësirë për vendosje gjerash poshtë sedileve, lehtësisht e aksesueshme
  • Xhep praktik i vendosur në ndenjëse

Niveli i sipërm:

Rifiniturat specifike kryesore të furgonit të mallrave dhe modelit të nivelit të sipërm të furgonit për personel, përfshijnë:

  • Ndenjëse të radhës së dytë me përshtatje individuale dhe me mbështetëse për krahët
  • Prizë 12-V e montuar në denjëse për pajisjet e lëvizshme
  • Dritë shkallësh për të rritur shikueshmërinë
  • Drita individuale LED për pasagjerët e radhës së dytë
  • Mbrojtëse nga dielli të fikësuara dhe plot stil për pasagjerët e radhës së dytë
  • Veshje e plotë anësore me hapësirë funksionale për vendosjen e gjërave
Opel Vivaro - Doppia cabina

Furgoni për personel Vivaro me shndërrim Irmscher "Tourer"

Shkoni në punë plot stil dhe rehati. Luksi i lëkurës, eleganca e aliazheve dhe rehatia e tapetit përkufizojnë prakticitetin dhe cilësinë e shndërrimit Irmscher "Tourer" për furgonin e personelit Vivaro.

Veçoritë speciale përfshijnë:

  • Rifinitura në panelet e derës së parë: rifinitura lëkure të qepura me argjend
  • Paneli i kontrollit: korniza qendrore e mbuluar me lëkurë dhe e qepur me argjend
  • Veshja e marshit: lëkurë me qepje argjendi
  • Tapete të kadifenjtë me qepje argjendi dhe me shkrimin “Vivaro” (në pjesën e shoferit dhe pasagjerit)
  • Instalimi në Qendrën e shndërrimeve të furgonave Luton

Pajimet e Opel Vivaro-së me shndërrimin Irmscher "Tourer" i nënshtrohen kushteve të garancisë të Irmscher Automobile GmbH & Co. KG. Opel Automobile GmbH nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajimeve të ofertës. Pjesë këmbimi specifike për Vivaro-n me shndërrimin Irmscher "Tourer" mund të porositen nga Irmscher Automobile GmbH & Co. KG.
Ligji gjerman zbatohet në mënyrë ekskluzive me përjashtim të Konventës së OKB-së për Shitjet dhe ligjeve të Ligjit Ndërkombëtar Privat. Vendi i juridiksionit është Remshalden, Germany.

Opel Vivaro - Piattaforma-cabina

Platformë kabine

Baza për çdo anëtar të shndërrimeve të miratuara të Opel-it, furgoni Vivaro me platformë kabine ne bazë të gjatë rrote (L2) mbilonë një spektër të gjerë të nevojave operacionale. Ai ofrohetme një gamë motorësh duke filluar nga 81 kW (115 hp) deri në 103 kW (140 hp).

Pajimet standarde përfshijnë:

  • Airbeg i përparmë, shoferi
  • Sistem ESP®Plus me Ndihmësi për nisjen në malore
  • komplet instalimi radio
  • Sedile e shoferi që mund të përshtatet në 6 pozicione me mbështetëse për krahun dhe për mesin
  • Sedile dyshe për pasagjerë
  • Timon që mund të personalizohet
  • Xhama elektrik, përpara
  • Kompjuter në bord
  • Kroskot me kapak
  • Pasqyrë me pamje të gjerë në mbrejtësen ndaj diellit në anën e pasagjerit
  • Pasqyra të jashme elektrike dhe me ngrohje
  • Radio R16 BT USB me komanda në timon, 2 altoparlante
  • Ekran për temperaturën e jashtme
  • Mbyllje automatike e dyerve në nisje
  • Komplet për riparimin e gomës
  • Pëlhura e ndenjëse, ngjytë blu me valëzim dhe blu Denim
  • Pjesa e sipërme e panelit të kontrollit ngjyrë blu Denim
  • Disqe çeliku 16˝ me kapak qendror
Shko në krye