loading

TË MBASH AJRIN TË FRESKËT DHE KOSTOT TË ULËTA.

Motorët e vegjël 1.6 CDTI Turbo dhe BiTurbo1, të cilët japin më shumë fuqi me më pak konsum janë tipik të gjenialitetit të Opel Vivaro-së. Rezultati është konsumi jashtëzakonisht i ulët i karburantit dhe i çlirim i ulët i CO2.

Opel Vivaro - Maggiore potenza, minore consumo

Më shumë fuqi, më pak etje

Opel Vivaro vjen me motorë nafte Turbo dhe BiTurbo. Me një kapacitet vetëm 1.6 litra ata prodhojnë mjaftueshëm energji prej 66 kW (90 hp) deri 103 kW (140 hp) duke siguruar forcë rrotullimi të madhe dhe konsum karburanti të ulët, si dhe çlirim të ulët të gazeve.

Opel Vivaro - Tecnologia BiTurbo

Teknologji BiTurbo

Motorët BiTurbo të Opel Vivaro-së ndërthurin përfitimet e një motorit të vogël me energji turbo (reagim i shpejtë për fuqi dhe numër të lartë rrotullimesh në xhiro të ulëta të motorit) me avantazhet e një motori të madh turbo (fuqi dhe rrotullime të larta) në xhiro të larta. Një ftohës i dyfishtë siguron një djegie të pastër dhe efikase. Rezultati është numri konstant i lartë i rrotullimeve nga xhirot e larta të motorit dhe çlirimi i lartë i energjisë në shpejtësi më të mëdha të motorit, si dhe një kursim i jashtëzakonshëm.

Opel Vivaro - ecoFLEX

Vivaro ecoFLEX

Emblema ecoFLEX tregon shumë për përqasjen tuaj ndaj ambientit dhe efikasiteti të punës. Motori tepër ekonomik 1.6 CDTI ecoFLEX me 66 kW (90 hp), së bashku me sistemin standard Nisu/Ndalo, e çon konsumin e karburanti thuajse në zero sa herë që Opel Vivaro ndalon, duke pakësuar sasinë e karburantit të shpërdoruar dhe ndikimin në ambient. Gjithashtu përmban edhe disa teknologji të tjera për kursimin e energjisë, si për shembull rigjenerim energjie nga frenimi, një flitër nafte pa nevojë për mirëmbajtje, një sistem injektimi karburanti të fjalës së fundit të teknologjisë dhe energji turbo me gjeometri të ndryshueshme. Për çfarëdo gjë që ka nevojë automjeti juaj i lehtë tregtar, hidhini një sy sistemit ecoFLEX si një hap shtesë përpara në të bërin biznes më pastër dhe në mënyrë më efikase.

Opel Vivaro - Sistema Start/Stop

Shkurtues shtesë shpenzimesh

Përpos sistemit standard Nisu/Ndalo, një pompe uji që kursen energji e cila fiket dhe ndizet dhe që punon vetëm atëherë kur duhet, si dhe pompa e zhvendosjes së ndryshueshme të vajit, e cila siguron sasinë e duhur të lubrifikantit, zvogëlon shpërndorimin e energjisë.

Rikurperimi i energjisë së frenimit pakëson kosumin dhe çlirimin e gazeve duke karikuar baterinë, kryesisht kur ka energji rezervë gjatë frenimit dhe uljes së shpejtësisë.

Zinxhiri i kohëve të motorit pa nevojë për mirëmbajtje dhe filtri i naftës me grimca ndihmojnë në të pakësimin e kostove të shërbimit dhe në pakësimin e mundësisë për defekte, duke kontribuuar në intervale shërbimi që shkojnë deri në 2 vjet/40,000 km.

Opel Vivaro - Modalità ecoDrive

Modaliteti ecoDrive

Modaliteti ecoDrive mund të aktivizohet apo çaktivizohet në çdo moment. Ai mund të aktivizohet me një të shtypur të butonit ose mund të çaktivizohet duke ulur intensitetin ose thjesht duke e fikur.

Në modalitetin ecoDrive

  • fuqia dhe rrotullimet e motorit,
  • reagimi i gazit është i modifikuar,
  • ulet konsumi i energjisë nga ajri i kondicionuar dhe nga sistemi i ngrohjes.

Modaliteti ecoDrive bën të mundur që shoferi të dijë me saktësi se në çfarë marshi duhet të jetë për të kursyer karburant, duke dhënë një sinjal në në marshin më efikas. Nëse keni vendosur edhe sistemin e navigimit, ai do të shfaqë edhe të dhënat më ekonomike të ngarjes dhe udhëzime bazuar në reagimin e marrë nga vetë sistemi.

1: Furgoni i mallrave Vivaro: Konsumi i karburantit në l/100 km: urban 8.7–6.6, ndërqytetës 6.7–5.5, i kombinuar 7.4–5.9; Çlirimi i CO2 në g/km: i kombinuar 195–155.

Furgoni për personel Vivaro: Konsumi i karburantit në l/100 km: urban 7.9–6.6, ndërqytatas 6.0–5.5, i kombinuar 6.6–5.9; Çlirimi i CO2 në g/km: i kombinuar 174–155.

Në bazë të ligjit R (EC) No. 715/2007 and R (EC) No. 692/2008 (në variantin që mund të aplikohet respektivisht).

Shko në krye