loading

HAPËSIRË PËR DERI NË 1.2 TON.

Dizajn optimal, hapësirë maksime për ngarkesë dhe qasja e lehtë nënkuptojnë që çfarëdo që keni nevojë të transportoni, Opel Vivaro do ta përballojë.

Opel Vivaro - Capacità di carico

Vëllim i ngarkesës

Dy gjatësi dhe dy lartësi bëjnë të mundur një vëllim ngarkese deri në 8.6 metra kub për furgonin e mallrave. 2537 mm gjatësi ngarkese në variantin e shkurtër ose 2937 mm në variantin e gjatë. Hapësira e brendshme është e konfiguruar në mënyrë ideale për të transportuar euro-paleta mw një kapacitet ngarkimi të lehtë deri në tre të tilla.

Opel Vivaro - Porte posteriori opzionali

Qasje e lehtë – opsion për ngarkesa ekstra të gjata

Dyert anësore jashtëzakonisht të gjata që mundësojnë futjen e Euro-paletave dhe dyert e pasme që hapen, me mundësi zgjedhjeje, deri në 250 gradë lejojnë një qasje më të lehtë te ngarkesa. Ekziston gjithashtu edhe mundësia e spondit, dhe mundësia e ngarkimit të ngarkesave të gjata përmes FlexCargo, e cila përfshin kapanxha për futjen e ngarkesës nga mbrapa deri në ndenjësen e pasagjerit të përparmë, ç’ka lejon transportimin e ngarkesave deri në 3750 mm në variantin e shkurtër dhe 4150 mm në variantin e gjatë.

Opel Vivaro - Protezione

Sigurimi i aseteve tuaja

Ngarkesa sigurohet në mënyrë të përshtatshme dhe po ashtu edhe ekuipazhi mbrohet më shumë përmes çengelë fiksues në dysheme të vendosur në mënyrë të përshtatshme. Për të mbrojtur pjesën e brendshme ka një gamë të gjerë dyshemje druri dhe panelesh në faqet anësore, të bëra posaçërisht për të krijuar një lehtëshmëri qasjeje te çengelët standard dhe ata opsionalë.

Shko në krye