loading

OPEL VIVARO - AKSESORË.

Vivaro sjellë filozofinë fituese të dizajnit të Opel. Përpos veçorive standarde dhe opsionale, ofrohet një gamë e gjerë aksesorësh për ta shfrytëzuar në maksimum Vivaro-n tuaj.

Për gamën e plotë të aksesorëve, shikoni katalogun e aksesorëve të Opel Vivaro-së në internet ose pyesnin shitësin tuaj të Opel-it.

Opel Vivaro - Finestrino laterale con parasole

Rehatia dhe kujdesi

Nuk ka rëndësi nëse është një mjet pune apo pzr transport familjar, Vivaro-ja juaj duhet t’ju bëj të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Ju do të gjeni gjithçka që ju duhet për ta bërë ashtu siç e dëshironi, duke filluar nga tapetet, e deri te mbulesat e sedileve.

Opel Vivaro - Docking station

Sistemi i info-argëtimit

Ju ndihmon të jeni gjithmonë të lidhur - ne zyrën tuaj, familjen, kushtet e trafikut dhe udhëzime për udhëtimin. Hidhini një sy produkteve për Vivaro-n tuaj.

Opel Vivaro - Parafanghi

Siguria dhe mbrojtja

Ngisni makinën më të sigurt dhe ndihmojeni Vivaro-n tuaj të duket e mrekullueshme për një kohë më të gjatë. Kujdesuni për pasagjerët dhe përmbajtjen tuaj, dhe jini të përgatitur. Ne ofrojmë ndihmesë në parking dhe kamera për të parë mbrapa, mbrojtje paneli dhe mbrojtëse nga rëniet në ujë apo baltë, e deri te kompletet e llambushkave e ndenjëset e fëmijëve nëse është nevoja.

Opel Vivaro - Coperture degli specchietti

Stilimi

Vivaro duket e shkëlqyer nga brenda dhe jashtë, por a dëshironi t’i shtoni diçka karakteristike tuajën? Hidhini një sy këtyre aksesorëve përfshi shkallët anësore dhe kapakët e pasqyrave.

Opel Vivaro - Barre portatutto da tetto

Sistemet e transportimit dhe mbajtjes së ngarkesës

Kapaciteti i Vivaro-së është maksimizuar dhe optimizuar. Opel-i ofron aksesorë që ju ndihmojnë të organizoni nevojat tuaja për transportim ngarkesash si brenda ashtu edhe jashtë. Nga raftet e brendshme dhe sistemet e skarave në çati, e deri te ganxhat e rimorkimit bashkëm me litarët, ne kemi diçka që lehtëson shumë marrjen e ngarkesës me vete. Përzgjedhja jonë përfshin produkte Origjinale nga Opel, si edhe produkte nga bashkupinimi me partnerin tonë Thule, udhëheqësi i tregut në sistemet e transportit të ngarkesave.

Opel Vivaro - Cerchi in acciaio da 16˝

Rrotat

Ndërthurni stilin me prakticitetin. Opeli ka një gamë disqesh çeliku dhe aliazhi, si dhe goma për dimër. Për ta fjetur mendjen, zgjidhni nga gama e zinxhirëve për dëborë Thule.

Shko në krye