loading

OPEL MOVANO – gama e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Gama Opel Movano varion nga automjetet e pastra komerciale me kapacitet të lartë mallrash, te versioni për transportimin e punonjësve dhe konvertimeve të veçanta, deri te automjetet e rehatshme për transport të udhëtarëve.

Furgon Combi

Me një volum total të kompartamentit të ngarkesave deri në maksimum 17 m3, deri në 2.5 t ngarkesë dhe një gjatësi të hapësirës për ngarkesë maksimale prej 4.3 m, Opel Movano mund të mbartë fare lehtë sasi të mëdha mallrash.

Gjerësia e dyerve anësore 1,270 mm do të thotë se euro-paletat mund të ngarkohen anash dhe në çdo pozicion. Dera e pasme në lartësi të plotë ofron lartësi në kompartamentin e ngarkesave maksimale prej 1,820 mm në modelet H2.

  • ABS me asistencë gjatë frenimit
  • Airbeg për shoferin
  • Bllokim elektronik të motorit
  • Mbyllje qendrore me telekomandë
  • Sedilje e shoferit e rregullueshme në 4 drejtime
  • Sedilje e dyfishtë për pasagjerët me hapësirë magazinimi
  • CD 15 16 BT USB
  • Xhama elektrikë, para
  • Pasqyrë në dyer me lente të dyfishtë me zonë këndi të gjerë
  • Dyer rrëshqitëse, pa xham, në anën e pasagjerit
  • Një xhep i plotë
  • Veshëza për fiksim të ngarkesave në dyshemenë e ngarkesës
  • Gomë rezervë (nën automjet)

Paketa opsionale

Paketa e disponueshme

  • Një ndarje A4 e mbuluar dhe që hapet me pult
  • Një ndarje shtese ne pjesen e poshtme të derës
  • Një prizë prej 12V në pjesën e bagazhit

Paketa e ndriçimit (vetëm me ESP®)

  • Aktivizimi automatik i dritave dhe fshirësve
  • Dritat e përparme për mjegull
  • Ndriçimi i rrugës nga makina deri te pragu i shtëpisë
  • Dritat statike për kthesa

Paketa e kondicionerit

  • Kondicioner manual
  • CD 15 16 BT USB. CD/MP3 player, tuner me RDS EON, Bluetooth®, 2xUSB, aux-in dhe ekran i integruar, komanda në timon. 2 x 15 W

Paketa Komfor

  • Aktivizimi automatik i dritave dhe fshirësve
  • Dritat e përparme për mjegull
  • Kondicioner elektronik (ECC) me filter poleni
  • CD 35 BT USB. CD / MP3 player, tuner, navigacion, Bluetooth®, USB, aux-in, ekran me ngjyra i vendosur lartë, komanda në timon. 4 x 20 W
  • Paketa Pro (jo e disponueshme me largësi më të shkurtër të rrotave)
  • Çengel për rimorkio
  • Udhëzues për parkim prapa
  • Derë e pasme me ose pa xham me kënd të hapjes prej 270°

Paketa e sigurisë

  • Airbeg ballor për shoferin dhe pasagjerin
  • Airbeg anësor për shoferin
  • Tempomat me kufizim të shpejtësisë
  • Kompjuter në kabinë

Paketa ndërtuese

  • Çengel për rimorkio
  • Diferencial i pasëm me bllokim
  • Sedilje me pezullim pneumatik për shoferin

Paket për duhanpirësit

Një tavëll e lëvizshme që vendoset në mbajtësin e filxhanave dhe çakmaku që mund të përdoret me çdo lloj prize prej 12V.

Combi për transport të punonjësve

Transporti i personelit dhe pajisjeve të tyre është specialiteti i Opel Movano Combi-t për transportin e punëtorëve. Dy ulen pranë shoferit (nëse është e nevojshme ka vend opsional për një person), ndërsa sedilja e pasme ka vend për katër anëtarë të personelit. Rripat e sigurimit dhe mbështetësja e kokës janë pajisje standarde. Hyrja bëhet përmes një dere të madhe rrëshqitëse dhe punëtorët mbrohen nga lëvizja e ngarkesave përmes një ndarësi të fortë xhami ABS.

Veçori standarde, krahas atyre që ai ka të përbashkëta me panelin Opel Movano janë:

  • Ndarëse xhami me rezistencë të lartë
  • Ulëse e rendit të dytë me 4 sedilje
  • Katër mbështetëse koke të rregullueshme dhe rripa të sigurisë me 3 pikë në rreshtin e dytë
  • Derë rrëshqitëse me xham, në anën e pasagjerit
  • Mbulesa për murin anësor dhe derën rrëshqitëse, në anën më të ulët

Combi

Opel Movano Combi është kombinim perfekt i hapësirës për pasagjerë dhe mallra. Ofron deri në nëntë vende dhe dy rreshtat e pasëm mund të hiqen individualisht ose së bashku, çka liron një hapësirë të madhe për mallra. Një zgjedhje e gjerë e opsioneve ju lejon të konfiguroni automjetin deri në nivelin e komfortit dhe standardit që ju dëshironi.

Karakteristikat e e veçanta përfshijnë:

  • Dy gjatesi të automjeteve
  • Dy lartësi të automjeteve
  • Kapaciteti prej 6 ose 9 vendesh
  • Xham të ngjyrosur
  • Ventilim i tërë automjetit

Autobusi

Autobusi Opel Movano ofron rehati maksimale dhe komoditet për deri në 16 pasagjerë. Një vëmendje e detajuar i është përkushtuar renditjes së sediljeve, ndriçimit dhe ventilimit, të cilat ofrojnë rehati të madhe për pasagjerët. Një zgjedhje e gjerë e opsioneve, duke përfshirë derën elektrike anësore dhe shkallë për pasagjerët, me ndriçim dhe ventilim, si gjendet te avionët, mund të ngrenë nivelin e automjetit në luksoz.

Karakteristikat e veçanta përfshijnë:

  • Pjesë e brendshme e mirëpajisur
  • Ndriçim salloni
  • Derë e gjerë rrëshqitëse anësore
  • Mbajtëse të larta për bagazh
  • Ventilim i tërë kabinës

Furgon i hapur

Të disponueshme me një version kabine me shasi me 3 sedilje apo në version kabine për transportin e punëtorëve me 7 sedilje, Opel Movano Combi i hapur me gjatësinë e pjesës ngarkuese prej maksimumi 4.5 metra është ideal dhe i fuqishëm, rimorkiator i hapur për materialet, makineritë dhe të gjitha llojet e mallrave që kanë nevojë për qasje të lehtë.

Karakteristikat e veçanta përfshijnë:

  • Platformë çeliku të ngarkimit me një dysheme prej druri me një shtresë mbrojtëse nga rrëshira
  • Gjerësia e platformës së ngarkimit 2,040 mm
  • Panele anësore 400 mm të larta, mbrapa dhe anash të demontueshme nga alumini anodizuar me izolim
  • Veshëza të thelluara, të tërheqshme rreth perimetrit të platformës
  • Shtylla standarde anësore në pjesën e poshtme të automjetit (në të gjitha versionet)
  • Mbrojtja për kabinë, duke përfshirë kornizën për shkallë, standarde
  • Kornizë opsionale për shkallë, mbrapa, dhe kuti për mjete
  • Grilë mbrojtëse për dritat e pasme

Vetëshkarkuesi

Me të gjitha funksionet bazë të versioneve të kamionëve të hapura, kamioni vetëshkarkues Opel Movano ofron përfitime shtesë të vetshkarkimit të kontrollueshëm nga distanca me një ose 3 anë dhe panele anësore the të pasme shumë të adaptueshme. Karakteristikat specifike përfshijnë:

  • Shkarkim nga ana e pasme ose 3 anët (prapa, majtas dhe djathtas)
  • Gjerësia e platformë së shkarkimit 2,040 mm, gjatësi deri në 3,205 mm
  • Platforma e çeliktë e galvanizuar dhe panel i përparmë me shtresë të plastifikuar gri të errët
  • Mbrojtja për kabinë, duke përfshirë kornizën për shkallë, standarde
  • Shkarkimi në telekomandë, njësia e kontrollit në kabinë e instaluar në një kabllo spirale
  • Shufra anësore standarde në pjesën e poshtme të automjetit (të gjitha versionet)
  • Panele të pasme dhe anësore nga alumini i anodizuar, me izolim
  • Mbajtësit për fiksuesin e shkallëve
  • Paralajmërimi me zë gjatë aktiviteteve të vetëshkarkuesit
  • Ndërprerës për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike
  • vetëshkarkuesit L3 kanë standarde kutitë për vegla të vendosura poshtë
  • Opsionale: pjesa anësore dhe e pasme prej çeliku
  • Grila mbrojtëse për dritat e pasme

Furgoni kuti

Kombinimi i konstruksionit të lehtë, ekonomik dhe forcës dhe rezistencës, me një vëllim të madh të hapësirës për ngarkim, Opel Movano Box mund të porositet në tri gjatësi të ndryshme.

Karakteristika të veçanta përfshijnë:

  • Një kornizë alumini me mure dhe dyer të rrafshta të plastifikuara
  • çati transparente
  • mburojë nga era për çati opsionale
  • Zgjatje opsionale "Luton"
  • dysheme jorrëshqitëse
  • 3 faqe mbrojtëse alumini të brendshme të mbuluara me qilim
  • panel opsional druri me dy faqe mbrojtëse
  • Gjatësi e hapësirës së ngarkimit deri në 4,580 mm
  • Gjërësia e hapësirës së ngarkimit deri në 2,150 mm
  • Lartësia e brendshme e 2,200 mm
  • Dyer të dyfishta me kënd të hapjes prej 270°
  • Role alumini opsionale për pjesën e pasme
Shko në krye