loading

PAJISJE SHTESË PËR OPEL MOVANO-n.

Movano Combi i ri për ngarkesa të rënda, me më shumë komoditet në kabinë, kapacitet më të madh të hapësirës së mallrave, me mundësi të tërheqjes me rrotat e parme ose të pasme. Këtu do të gjeni një gamë të gjerë të aksesorëve të projektuar posaçërisht dhe të ndërtuara me qëllim për të zgjeruar fushën e biznesit dhe për të mbrojtur mallin që transportoni.

Rehati dhe kujdes

Ndjehuni si në shtëpinë tuaj. Me të gjithë kohën që kalojnë në të, makina shpesh është si një shtëpi larg shtëpisë. Ju do të gjeni gjithçka që ju duhet për t’u ndjerë mirë: brenda dhe jashtë, nga tapiceritë deri te sistemi i organizimit të mallrave dhe shumë, shumë më tepër.

Info-argëtim

Për të udhëtuar edhe më mirë - sistemet e infor-argëtimit të Opel-it punojnë shkëlqyer. Qëndro i lidhur me gamë e gjërë të bazash për celularin tuaj dhe kompletin Bluetooth për të telefonuar pa duar, harta të përditësuara, sisteme për navigacion dhe terminale multimediale të ndryshme në tabletin tuaj.

Siguri dhe mbrojtje

Për ngarjes më të sigurtë dhe dukje më të mirë. Nga perdet dhe faqet mbrojtëse nga karoceria deri te sistemet e alarmit dhe sediljet për fëmijët, ju do të gjeni gjithçka që ju nevojitet që ju dhe familja juaj të jeni të sigurt këtu - dhe që Opel-i juaj të duket mirë si në ditën e parë.

Sistemet transportuese dhe mbajtësit

Opel ua lehtëson transportimin e mallrave. Një përzgjedhje e gjerë e sistemeve tonë të transportit dhe mbajtësve si ndihmë e përkryer për udhëtimet tuaja dhe aktivitetet sportive. Opsionet tona përfshijnë produktet origjinale të Opel-it, por edhe produkte nga partneri ynë Thule, një prodhuesi lider i sistemit të mbajtësve.

Gomat

Personalizoni Opel-in tuaj me një komplet të ri të gomave. Sido që të jetë shija juaj, këtu do të gjeni një përzgjedhje të shkëlqyer të disqeve origjinale të Opel-it. Kështu do të mund t’i jepni makinës tuaj një pamje të personalizuar. Kënaquni në stilin dhe cilësinë e pasjisjeve shtesë origjinale të Opel-it.

Shko në krye