Corsavan
Risi.
NDIHMESA PËR SHOFERIN
Karakteristika premium Opel Eye (Syri i Opel-it) është një ndër sistmet ndihmëse më të sigurt dhe më të përparuar që është implementuar ndonjëherë në një makinë.
- Ndihmësi i tabelave rrugore njeh dhe shfaq kufizimet e shpejtësisë dhe tabela të tjera rrugore.
- Paralajmërimi i daljes nga korsia ju paralajmëron me sinjal zanor kur dilni nga korasia pa dhënë sinjalin përkatës.
- Treguesi i distancës përpara ju informon për kohën e shmangies së automjetit që ndodhet përpara.
- Sinjali i përplasjes përpara ndjen kur mund të ndodhë një përplasje ballore dhe ju paralajmëron me sinjal akustik dhe pamor në akrian si dhe me një sinjal paralajmërues në xhamin e përparmë.
VEÇORITË E NGROHJES
Gëzojuni luksit të sedileve me ngrohje dhe timonit me ngrohje. Harrojeni kruarjen e akullit apo fshirjen e avujve, xhami i përparmë ThermaTec i zhdukë pa u ndjerë. Së bashku me xhamin e pasmë dhe pasqyrat me ngrohej, të gjitha këto janë pjesë e qartësisë së brendshme dhe të jashtme.
MODALITETI NË QYTET
Merreni më shtruar. Sistemi elektrik i drejtimit që varet nga shpejtësia zvogëlon mundin, rrit saktësinë dhe kursen karburant. Përdorni Modalitetin “në qytet” për të rritur shkallën e ndihmës kur parkoni ose manovroni në shpejtësi të ulëta.
KAMERA PËR TË PARË NGA MBRAPA
Kamera për të parë nga mbrapa i kursen kurrizit tuaj mundimin të kthimeve të përsëritura mbrapa. Thjesht futni marshin për të lëvizur mbrapa dhe shikoni në monitorin 7 polësh. Vijat udhëzuese ju tregojnë me saktësi se ku ndodheni.
ESP®Plus
Qëndroni në kontroll të plotë në rrugë të rrëshqitshme apo me baltë me sistemin ESP®Plus. Ndihmësi i nisjes në malore nuk lejon që makina të ecë mbrapa kur lëshoni frenin e këmbës, duke ju larguar stresin e maloreve.